Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Në vigjilie të 16-vjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në trojet e Iliridës

Më 16 mars 2001, përmes një komunikate për opinion u bë e ditur se shqiptarët liridashës nga Maqedonia, Kosova, Kosova Lindore dhe Shqipëria  u rreshtuan  nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me qëllim për të luftuar për të drejtat kombëtare e njerëzore, që nuk pranonte t’ i realizonte  politika e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ushtria Çlirimtare Kombëtare, duke ndjekur shembullin e UÇK-së kishte rrëmbyer armët dhe kishte filluar luftën jo kundër popullit sllavomaqedon,  por kundër politikës diskriminuese antishqiptare të kësaj republike, e cila kishte trashëguar urrejtjen patologjike, serbe e sllave kundër shqiptarëve.

Pas gjashtë muaj luftimesh, Qeveria e Shkupit, ku bënte  pjesë edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe Arbër Xhaferit, nën presionin ndërkombëtarë u detyrua që më 13 gusht 2001 ta  nënshkruajë “Marrëveshjen e Ohrit”, i cila iu dha fund luftimeve dhe parashihte avancimin e të drejtave politike e kombëtare të Shqiptarëve. E rdhmja tregoi se forcat antishqiptare në Maqedoni nuk e përfillën marrëveshjen, ose e përfillen fare pak  dhe nuk realizuan zotimet që kishin marrë. Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në trojet shqiptare të Maqedonisë kanë rënë 105 dëshmorë nga Maqedonia, Kosova, Kosova Lindore dhe Shqipëria. Janë plagosur qindra të tjerë dhe ishin shkatërruar shumica e fshatrave e lokaliteteve të përfshira në luftë. Forcat sllavomaqedone kishin masakruar një familje në fshatin Luboten dhe urdhërdhënësi, zyrtari i lartë i policisë, Tarçullovski  ishte dënuar në Tribunalin e Hagës.

Prej mbarimit të luftës e deri tani janë vrarë nëpër prita të këtij, shteti dhjetëra komandantë e ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Është i njohur sulmi i koordinuar nga polica sllavomaqedone dhe ajo e Serbisë,  në Brodec të Tetovës ku me 7 nëntor të vitit 2007 në rrethim të hekurt u vranë 6 ish luftëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe   veterani i tri luftërave tona çlirimtare, Xhavit Morina. Policia, në mënyrën më mizore kishte shkatërruar fshatin kishte maltretuar e rrahur  mizorisht banorët dhe kishte prangosur dhjetëra prej tyre. Janë dënuar  me burg 12 shqiptarë shumica prej të cilëve ende ndodhen në vuajtje të dënimit.

Më 12 maj të vitit 201o ishte vrarë pabesisht në pritë komandant, Harun Aliu njëri themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ai me tre bashkëluftëtarët e tij ishte goditur në veturë gjatë qarkullimit, pa urdhër ndalimi.

Me qëllim për të ndihmuar vëllezërit në Maqedoni, për shkak të shkeljes së të drejtave të tyre elemenetare një formacion luftarak i përbërë nga luftëtarë të kalitur ndër beteja, më  9 e 10 prill të vitit 2015, është rrethuar në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku kanë rënë dëshmorë 9 luftëtarë të lirisë, janë plagosur shumë të tjerë dhe janë nxjerrë para gjyqit 38 shqiptarë  liridashës. Gjalë luftimeve me 9 dhe 10 maj 2015 ishin vrarë edhe tetë policë të njësive Speciale sllavomaqedonase  të Gruevski e Gjorgje Ivanovit.

Sot, 16 vjet pas luftës, partitë politike  shqiptare në Maqedoni më në fund kanë arritur të hartojnë një platformë të përbashkët, me qëllim për të detyruar krerët politikë dhe institucionalë të këtij shteti që të avancojnë të drejtat e shqiptarëve, që nuk janë realizuar nga Marrëveshja e Ohrit. Bashkimi i shqiptarëve në Maqedoni është vendimtarë për ekzistimin apo shpërbërjen e këtij shteti. Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë një të tretën e popullatës së këtij shteti dhe përfaqësimi i tyre duhet të jetë në bazë të këtij numri dhe njohjes së gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, jo vetëm ku jetojnë shqiptarët por në mbarë territorin e Shtetit.

Në kundërtën ideja e bashkimit të shqiptarëve të Iliridës me Kosovën apo Shqipërinë mbetet opsioni i radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …