leoni

Sot shënohet 18 vjetori i Masakrës së 13 marsit të vitit 1999 në tregun e Mitrovicës

Sot shënohet 18 vjetori i Masakrës së 13 marsit të vitit 1999 në tregun e Mitrovicës

Sot me aktivitete të ndryshme do të  përkujtohet 18 vjetori i masakrës që kryen forcat ushtarake e policore serbe në tregun e Mitrovicës, ku ata hedhën tri granata me ç’rast u vranë gjashtë shqiptarë, si dhe u plagosën rëndë e lehtë mbi 128 të tjerë, pjesa dërrmuese e të cilëve mbetën invalidë të përjetshëm. Përkujtimi bëhet në orën 14:20, në vendin ku ishte tregu i gjelbër në Mitrovicë, ku gjetën vdekjen një grua rome me një fëmijë. Sipas organizatorëve të këtij përkujtimi, disa prej invalidëve më vonë vdiqën nëpër spitale të ndryshme, jo në Kosovë por jashtë Kosovës.

 “Shumë prej atyre që mbetën invalid, kanë mbetur pa dy këmbët siç është Behxhet Salih Haziri, 30 vjeç. Aktualisht jeton në Suedi. Këtij iu plagosen edhe vëllai, Xhaferi dhe babai, Salihu banorë të lagjes ‘Ura e Gjakut’ në Mitrovicë, pa një këmbë, me një këmbë të çalë, pa gishtërinj të këmbëve, pa gishtërinj të duarve, me nga një dorë të paaftë për punë, me njërin sy të verbër, me veshë të shurdhër etj. Po ashtu edhe me të dyja këmbët e këputura, Rrahim (Zukë) Peci (63), i cili pas disa ditësh vdiq në një spital në Beograd. Po ashtu, në spitalin e Beogradit pati vdekur pas disa ditësh edhe Ragip (Rifat) Bajrami (50) nga fshati Koshovë e Bobit, banor i përhershëm i fshatit Fushë-Ibër (Zhabar). Pati edhe shumë tjerë të plagosur rëndë e lehtë emrat e të cilëve nuk kemi mundësi tua cekim kësaj radhe pasi janë të shumtë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …