At Stathi Melani (1858-1917) atdhetar i njohur i Rilindjes dhe prift shqiptar

At Stathi Melani (1858-1917) atdhetar i njohur i Rilindjes dhe prift shqiptar

At Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar.  Ai u lind në vitit 1858. Përveç mësimeve fetare ishte në kontakt me rilindësit dhe njëri ndër përhapësit e zellshëm të shkrimit dhe gjuhës shqipe. Ka qenë pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit të vitit 1908, i cili vendimet në kongres për alfabetin e përbashkët të shqiptarëbe  dhe shkollën shqipe i  përhapi  në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke, që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij atdhetare në shërbim të shqiptarëve përcillej me dinakësi  nga priftërinjtë ortodoksë grekë, të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor të vitit 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe me qëllim për të frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë, që të mos e mësnon dhe të mos e përhapnin gjuhën shqipe. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe.

Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, që kap një periudhe rreth 35 vjeçare dhe që u zhvillua në Stamboll, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mbi dhjete vjet në Shqipëri, është e njohur në brezat e moshuar te krahinave te Shqipërisë Jugore dhe me gjere. Për veprimtarinë atdhetar te tij hedhin drite një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista te kohës, që kur ishte gjalle dhe pas rënies dëshmor, nëpërmjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, është arritur te jepet një tablo pak a shumë e plote për veprimtarinë e këtij patriot! Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës se shenjte ndaj Atdheut.

Vlerësimi që i ka bere patrioti i dëgjuar, Mihal Grameno, qysh në vitin 1907 si : “Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si një nga te paktët patriote që përpiqeshin për te drejtat kombëtare në kohen e Sulltan Abdyl Hamitit”, tregon se ai ka zhvilluar një veprimtari te shquar qysh në dhjetëvjeçaret e fundit te shekullit XIX.

Për te ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shumë patriote e bashkëluftëtare te tij, shoqëri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetëm në fushën e propagandës e te organizimit kombëtar. Ai ishte njëkohësisht edhe një luftëtar i pa epur, për me tepër, një komandant çete i zoti, që paraprinte me shembullin e tij në çdo ndeshje me armiqtë. Qene bashkëluftëtar me me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pandeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.

At Stath Melanin, në një pritë tinëzare e vranë andartët grekë më 24 Dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë te madhe hidhërimi jo vetëm në popullsinë e krahinave te Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë dhe Vlorës, si dhe ndër shqiptaret jashtë atdheut në ShBA dhe gjetke. U bene shumë protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nëpërmjet te cilave kërkonin zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve.

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …