leoni

Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Stoltenberg: Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta, ishin brutale dhe të përgjakshme

Jens Stoltenberg sekretari Gjeneral i NATO-s, e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si një moment kyç të kësaj aleance. “Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta, ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte real. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive, në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve, duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në një fjalim të tij në Universitetin e Harvardit. Ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …