Suma paralajmëron protestë nëse nuk u gjendet zgjidhje për kyçje në autostradën Arbën Xhaferi banorëve të Paldenicës

Suma: Të dhënat që po ofron Komisioni Shtetëror për Demarkacionin nuk janë bindëse

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i ka deklaruar Radios Kosova e Lirë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të duhej të trajtohej në Kuvendin e Kosovës, pa presione politike, por në bazë të vullnetit te lirë të deputetëve dhe duke marrë për bazë edhe vullnetin e banorëve të zonës kufitare. Ai ka shtuar më tutje se presioni i vazhdueshëm i krerëve të shtetit mbi deputetët është i paqëndrueshëm dhe të dhënat që po ofron Komisioni Shtetëror për Demarkacionin nuk janë bindëse madje as mbështetja në kufijtë në të cilët po thirret ky Komision, sikur janë ata të njohur me Kushtetutën e vitit 1974, nuk duhet të merren për bazë, sepse dihet se për Kosovën dhe kufijtë e saj nuk ka vendosur populli, por Serbia dhe Jugosllavia. Gjatë intervistës për Radion Kosova e Lirë, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka thënë se kufijtë shtetëror do te duhej te vendosen duke u bazuar ne vullnetin e dy shteteve të  tanishme dhe ne bazë te rregullave ndërkombëtare për kufijtë natyral mes shteteve. Ai ka përkujtuar se mos pajtime ka pasur edhe gjatë demarkimit me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë por se ato mos pajtimi janë zgjedhur duke marrë për bazë interesin e qytetarëve të zonave të caktuara, sikur ka ndodhë në caktimin e kufirit në mes fshatit Dimcë të Kosovës dhe Bllacë të Maqedonisë. Pas bisedave të zhvilluara ma banorët e të dyja fshatrave u arrit të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …