Demokratja, Suzana Shkreli po merr pjesë në garën zgjedhore për në Kongresin Amerikan

Suzana Shkreli, kandidate shqiptare për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Suzana Shkreli, kandidatura shqiptare për Kongresin në Shtetet e Bashkuara duket se po realizon ëndrrën amerikane. Asistente-prokurorja Shkreli ka marrë mbështetjen e Presidentit Barack Obama ndërsa kandidon për postin e përfaqësimit të zonës së Miçiganit në Kongres. E para shqiptaro-amerikane që kandidon për një post të tillë, ajo u përshkrua nga shefi i Shtëpisë së Bardhë si një lidere e fortë dhe e zgjuar. “Jam krenar të mbështes Suzana Shkrelin. Ajo ka aftësinë për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe ‘Medicare’. Ndaj në Kongres ajo do të jetë lloji i lideres që ne kemi nevojë për të krijuar një vend më të fortë, me të drejtë dhe më të ndershëm për të gjitha familjet punëtore. Të gjithë qytetarët e Miçigan duhet të besojnë tek Suzana Shkreli”, deklaroi Obama. Obama gjithashtu shprehu besim se Shkreli do të luftojë për të mbrojtur të drejtën e gruas për të zgjedhur, dhe njëherësh do t’i japë fund barrës dërrmuese të kredive studentore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …