Sylejman Krasniqi

Sylejman Krasniqi: Nëntorët e shenjtë, të përgjakur e të përlotur në Kosovë

Muaji Nëntor mund të shpallet edhe muaji  i shenjtë për shqiptarët kudo që jetojnë. Nuk ka nevojë ndonjë shpjegim ose arsyetim për shenjtërimin  e këtij  muaji  tonë  të madhërishëm.  Vulën e shenjtërisë e ka marrë që në Epokën e Gjergj Kastriotit.  Epoka  e Rilindjes Kombëtare e Ringjalli. Nëntori    u rishpalua nga Ismail Qemali. Nëntori  u çelnikos në Epokën e Enver Hoxhës.  U ringjyros  nëpër  rrugët e Prishtinës dhe të krejt Kosovë dhe të Maqedonisë më 1968. Dhe u Përjetësua në kohën e Jasharëve të Prekazit  nën  kujdesin me përkushtim  të  UÇK-së së lavdishme.

Derisa në Shqipëri  Nëntori  nuk pati të ndalur që kur  u bë rishpalimi nga Ismail Qemajli, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi festimi  i Nëntorit pati rënje dhe gritje sipas “stinëve” dhe motit . Pas Luftës së dytë Botërore ishin dy-tri  vjet kur lejohej zyrtarisht të përdorej  flamuri  dhe festimi i Nëntorit tonë të shenjtë. Më 1948 u ndalua përdorimi dhe festimi i çdo gjëje shqiptare. Filloi një acar i madh për qenjen shqiptare në ish –Jugosllavi. U shpall armike ngjyra e kuqe dhe e zezë, e sidomos kombinimi i këtyre ngjyrave. Rinia studentore e skuqi  Nëntorin e 1968-së me gjakun e tij të freskët. Nëntori u ringjall edhe në Kosovë. Rinia  e jonë  e mrekullueshme iu priu proqeseve shqiptare në trojet  tona të okupuara. Nëntori  i stolisi kulmet, ballkonet dhe oborret shqiptare.

Nuk zgjati as një dhjetëvjeçar dhe prap u paraqit acari siberian në vilajetet e okupuara  shqiptare. Por tani shumë më i egër dhe më i  çartur.. Çdo gjë shqiptare u nxorr  jashtë ligjit. Prap rinia jonë heroike e hapi gjoksin dhe,  si  Mic Sokoli e Vojo Kushi , i doli përballë furtunës ortodokse pa iu trembur syri. Dhe kjo përballje zgjati dy dhjetëvjeçarë, derisa polli  (lindi) lëvizja  paqësore  dhe tepër  pasive. Në dhjetëvjeçarin në vijim (1990-1997) ndodhi ajo që askush nuk e kishte paramendua. Patriotizmi dhe revolucionariteti  i rinisë, si me magji,  u venit. Ishte porosia nga “lart” që të mos ngacmohej popullata sërbe dhe as policia sepse mund t’i jepej shkas okupatorit për ndonjë masakër me përmasa të mëdha. E në të vërtetë , siqë dihej dhe dihet botërisht, se kurrë shqiptarët nuk kanë qenë nxitës të konflikteve mes kombeve të ndryshme, por  as robërinë kurrë nuk e kanë durua. Ishte koha kur bëhej dalngadal  dhe pahetueshëm  disciplinimi  i rinisë tonë, deriatëherë, shumë revolucionare dhe sypatrembur. Me dhunë u mbyllën të gjitha nivelet e shkollave shqipe dhe u larguan punëtorët nga puna. Edhe kur ndonjë kryeneç  donte t’i kundërshtonte veprimet e padrejta të pushtetit të Sërbisë, në veprim hidheshin “paqëruejtësit” tanë duke thënë se “mos e provokoni situatën se na piu e zeza”. Në këtë mënyrë humbi dinjiteti dhe krenaria dhe u “mboll” inferioriteti i skajshëm tek rinia dhe popullata shqiptare në Kosovë. Kështu rinia e jonë e mrekullueshme, në pamundësi që të ishte aktive në punë, në mësime  dhe në veprimtari të tjera, ku mund ta harxhonte energjinë e vet rinore, morri rrugën e gurbetit. Kosova mbeti pa rininë e vetë të vyeshme. Inferioriteti, durimi dhe përkulja na u shëndrruan në virtyt.  Kështu po arrihej njëri nga synimet kryesore të armikut, shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta.

 “Zullumi këputet prej së trashi” thojshin të parët tanë. Vullkani shpërtheu më 1 Tetor 1997. Ishin studentet, me rektorin  Ejup Statovci,  në krye, që nuk pyetën as të “zotin” e shtëpisë por u vunë në shërbim të çlirinit të njeriut nga poshtrimi dhe humbja e dinjitetit. E flakën frikën dhe u përballën me tanket sërbe mu si Vojo Kushi në kohën e vetë. Ishte një kthesë historike në drejtimin e duhur dhe në momentin e fundit për të bërë lëvizje në drejtim të çlirimit. Rinia dhe mbarë populli u thanë jo marrëveshjes së arsimit dhe marrëveshjeve të tjera të dëmshme në kurriz të Kosovës që do të bëheshin në një të ardhme të afërt. Tanimë u thye frika e mbjellur artificialisht në ne dhe nga të “moderuarit” tanë. Ishte beteja e parë pas shumë betejave të para dhjetë vjetësh në mbrojtje të autonomisë së atëhershme të Kosovës. Nuk kishte më kthim prapa. Kushtrimi i luftës për çlirim u dha nga Prishtina, në kohën kur rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po rriteshin me të madhe. Në Nëntorin tjetër UÇK-ja doli publikisht para opinionit botëror se nuk   ishte terroriste por po luftonte për çlirim të vendit të vet. Kjo përkoi edhe me ditëlindjen e Komandantit të saj Legjendar Adem Jasharit. Me flamurin kuq e zi dhe me shqiponjën dykrenare të trashëguar që nga Nëntori i parë i Gjergj  Kastriotit u bë dhe u fitua lufta çlirimtare. Pas luftës çlirimtare të UÇK-së e deri te Kushtetuta e “presidentit” Ahtisari, pra plotë shtatë vjet, u festuan Nëntorët me flamurin e Gjergjit Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit, Ahmet Zogut dhe të Enver Hoxhës  pa asnjë dekret zyrtar të Kosovës së çliruar. Pra askush nga qeveritarët nuk joshte për festim por edhe nuk bënte pengesa.

 

Filluan bisedimet e Vjenës mes Sërbisë dhe “Grupit të Unitetit” të Kosovës. Këtyre bisedimeve iu bashkangjit ish-kryetari i Finlandës Marti Ahtisari. Përfundimi i këtyre bisedimeve solli si rezultat Pavarësinë e Kushtëzuar të Kosovës me një Kushtetutë e cila u quajt Kushetuta e Ahtisarit. Dhuratë e bisedimeve ishte edhe shmangja e flamurit shqiptar, moslejimi i festimit të 28 Nëntorit, ndalimi i bashkimit me Shqipërinë dhe formimi i një shtetit multietnik në të cilin shtet ka numër të pacaktuar minoritetesh me të drejta të barabarta, përpos minoritetit sërbë i cili gëzon të drejta dhe privilegje sa të gjitha minoritetet e tjera së bashku, duke i përfshi këtu edhe shqiptarët me 95% të popullatës në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Kosovës nuk e pritën mirë këtë kushtetutë, sepse dyshohej se shumë gjëra të dëmshme  për Kosovën mshifeshin pas entuziazmit të qeveritarëve.

Flamurin e paknaqësisë e morri përsipër  “Alb Prometeu” i cili u vu në ballë të protestave, bashkë me bacën, Adem Demaçi, kundër lëshimeve që kishte bërë Grupi i Unitetit në bisedimet e Vjenës dhe në Kushtetutën e Ahtisarit. Prishtina u la me gjakun e rinisë në kundërshtim të kleçkave ose ndërskamcave që i viheshin Kosovës, por kësaj here edhe me pëlqimin e strukturave tona qeveritare. Ranë dy dëshmorë në mbrojtje të parimeve universale të Vetëvendosjes së popujve. Qeveritarët atëherë e arsyetuan intervenimin e policisë si proporcionale ndaj dhunës së protestuesve. Thua se edhe nga policia kishin vdekur dy veta! Kjo ishte demokracia e “dhuruar” nga kushteuta e re. Të tjerat priteshin të çpaloseshin në të ardhmen e afërt.

Dalngadal filloi të zbërthehet “Ahtisari”. Doli në shesh eksteritorialiteti i kishës ortodokse dhe i komunave të populluara me shumicë sërbe. Përsëri AlbPrometeu në ballë të veprimit kundër kësaj të keqeje që po ia zë frymën shtetit të sapoformuar me aq mund dhe sakrificë. E shkeli çdo pëllmbë të kësaj toke për t’ua hap sytë popullatës dhe qeveritarëve që të mos e bëjnë gabimin e rradhës ndaj kësaj toke me pranimin e eksteritorialitetit, e më vonë edhe të “Zajednicës”. Krahas “Zajednicës”, më 2015, u nëshkrua edhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi  pa dijeninë e Kuvendit. Prap shkilet interesi i Kosovës dhe i popullit të saj. I kishin vu detyrë vetes  AlbPrometeu me rininë e patrembur të Lëvizjes që ta pengojnë dhe ta pamundësojnë  coptimin e sërishëm të tokës së Kosovës. Paknaqësia e popullatës rritej çdo ditë e më tepër. Kjo paknaqësi kishte rrezik që të shpërthente e pakontrolluar dhe mund të sillte vetëm anarki, e e cila, mund t’i shërbente vetëm për të keq Kosovës.  AlbPrometeu me Lëvizjen, si përherë, u doli në ballë dhe i përkrahu kërkesat e ligjshme të popullatës se nuk kishte tokë të tepërt për të falur e as për të shitur. Protestat nuk kishin të ndalur. Nënshkruesit e Brukselit, nga halli i mosdisciplinimit të protestuesëve dhe nga frika se këto paknaqësi mund të shëndrroheshin edhe në revoltë gjithëpopullore, u tërbuan edhe më shumë dhe të gjithë potencialin policor e vunë në shërbim shuarjes së protestave. Ka shenja që kanë marrë edhe “këshilla” nga Aleksandër Vuçiqi i Sërbisë se si t’i shuajnë protestat me dhunë policore! Dhe pikërisht me 28 Nëntor të vitit 2015 i vërsulen selisë së Vetëvendosjes mbi 1500 policë dhe në mënyrën më brutale e arrestojnë Albin Kurtin. Pra njeriu që lufton për ruajtjen e teritorit të shtetit arrestohet nga shteti pse e mbron atë me çdo kush. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe kjo ndodh më  28 Nëntor pra në ditë e Pavarësisë shqiptare. Jam fort i bindur që po të ishte ajo ditë feste e Bajramit ( ditë feste arabo- turke) sigurisht se arrestimi apo vërsulja e egër në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje do të shtyhet për një ditë tjetër sepse do të thoshin se nuk ka kuptim të bëhen arrestime në ditën e Madhe të Bajramit!!! Atë ditë u përgjak dhe u përlot i shenjëti 28 Nëntor! Në shtatëdhjetë e sa vjetët e mija nuk mbaj mend të kishte pasur kësi shfrenimi  të mllefit të pushtetit ndaj mbrojtësve të interesit të shtetit të vet!

Nuk shkoj shumë kohë dhe u arrestuan edhe një grup i të rinjve të Vetëvendosjes me akuzën se e kanë gjuajt natën ndërtesën e Kuvendin të Kosovës. Njëri nga këta të burgosur ( Astrit Dehari ) vdes në rrethana të pasqaruara në burgun e Dubravës. Të tjerët denohen, pas më shumë se një viti nën hetime, me 21 vjet burg pa as më të voglën dëshmi për kryerje të veprës.

Në fillimin e vjeshtës së këti viti arrestohet dhe burgoset profesori universitar Sadri Ramabaja për, gjoja, pregatitjen e disa atentateve ndaj disa personaliteteve në Kosovë e i cili paska bashkëpunim me organizatën e ashtuquajtur “ Syri i popullit”. Me pompozitet ipet lajmi në media se Sadriu paska qenë kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje. Profesori Sadri Ramabaja është i ish i  burgosur politik  dhe veprimtar i vjetër i çështjes kombëtare  dhe pjesëtarë i LPK-së. Është njohës i thellë i mardhënjeve ndërkombëtare dhe shumë aktiv në jetën politike në Kosovë. Nga natyra nuk ngjanë të ketë cilësi për të cilat akuzohet. Gjasat janë se rasti është i sajuar dhe ka natyrë politike. Por se cilin njeri apo klan njerëzish e ka pengua dr. Sadri Ramabaja mbetet të shihet. Ndoshta zanafilla e prangosjes së ti është studimi dhe publikimi i disertacionit të doktoranturës mbi “Federatën Shqiptare”. Nëse është ky shkaku atëherë shtrohet pyetja se kend në Kosovë e ka shqetësua ky studim i Sadriut ?

Në Nëntorin e këti viti u arrestua Albin Kurti sepse nuk kishte shkua në një seancë gjyqësore si i paditur pse e kishte pengua Kuvendin e Kosovës të votoj faljen Malit të Zi  të një pjese të teritorit të Kosovës dhe se kishte pengua gjithashtu edhe formimin e Asociacionit të komunave sërbe ( apo “Zajednicën”) në një pjesë të madhe të Kosovës e njëherit edhe fillimin e bosnjëzimit të Kosovës. Kjo i bije që prokuroria komunale e paditë njeriun që e mbron territorin e shtetit të vetë dhe gjykata e dënon qytetarin i cili e mbron vendimin e Gjykatës Supreme  të Kosovës, e cila kohë më parë, e ka shpall të paligjëshme nënshkrimin e zyrtarëve tanë në Bruksel. Tani shtrohet dyshimi se në shërbim të kujt ( të cilit shtet ) është Gjykata komunale, Gjykata Supreme dhe qytetari Albin Kurti? Në shërbim të kujt duhet të jenë deputetët e Kuvendit të  Kosovës? A duhet të jenë në shërbim të sofrës që i ushqen me  bukë, krip e zemër apo duhet të peshohen me kandarin e lugës së arit? Po t’i shërbenin sofrës me bukë, krip dhe zemër nuk do të arrestoheshin dhe nuk do të dënoheshin ata që i dalin zot kësaj toke. Dhe këto arrestime dhe dënime ndodhin në vigjiljen e festave të Nëntorit tonë të shenjtë!  Po t’i shërbenin deputetët  sofrës me bukë, krip dhe zemër tani të gjithë tok do të festonim edhe Nëntorin e Tretë !? …

Të gjitha këto raste (por ka edhe të tjera) i përmenda bashkë me festat e Nëntorit sepse ideatori i këtyre sajimeve don të qëlloi mu aty ky shqiptarët janë shumë të ndijshëm dhe për ata (pra për ideatorët) kjo do të ishte një provë  se edhe sa do të durojnë shqiptarët kësi akrobacione tinzare në dëm të çështjes shqiptare. Para njëqindepesëdhjet vjetësh filloi coptimi i trojeve shqiptare. Prej atëherë e deri sot vazhdon shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta. U nis  përçarja në gjuhën standard shqipe. Po futet tinzisht përçarja e kombit me kosovarizmin artificial  por pa e pengua politika në Kosovë. Derisa për coptimin e trojeve tona fajin ua kemi lënë të huajve, prej gjysmës së dytë të qindëvjetëshit të kaluar nuk duhet ta hudhim fajin tjetërkund por ate ta  lypim në mesin tonë.

Nëse Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin, Shtjefën Gjeqovin,  Hasan Prishtina, Isa Boletinin, Ukshin Hotin dhe gati të gjithë Rilindasit u ndjekën, u persekutuan dhe u vranë ose u helmuan nga turqit, grekë, dhe sërbët, kush i likuidojë politikisht dhe i varrosi Bajram Currin, Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin? Kush e syrgjynosi Fan Nolin? Kush dhe pse po mundohen t’i damkosin dhe t’i eliminojnë politikisht Albin Kurtin dhe Sadri Ramabajën? Kush po i dënon të rijtë tanë vetëm se e pengojnë coptimin e kësaj toke disa here të coptuar? Në çfarë argumente po dënohet aktivistat e Vetëvendosjes? Cili nga armiqët e jashtëm kanë gisht në këto sajime e trillime?  A po veprojnë ende falangat e jashtme në Kosovë apo ato janë instalua në të gjitha poret e pushtetit dhe po veprojnë si në bashqe të babës dhe në ditën me diell?

Thonë se në sistemet demokratike nuk ka të burgosur politik dhe nuk ka eliminime dhe vrasje politike! E si mund të cilësohen këto raste që i përmenda deri tash? Mbaj mend shumë mirë që në ish-Jugosllavi askush nuk dënohej dhe as eliminohej ose likuidohej për shkaqe të vjedhjeve të shtetit ose për korrupcion, por ama po e preke në politikë, zhdukeshe menjëherë. Për raste të vjedhjeve dhe të korrupcionit prokurorët dhe gjykatësit, me porosi nga politika, bëjnë çfaqje të mira teatrale dhe spektakle me shumë akte e episode të cilat iu ngjajnë serive filmike turke, indiane dhe spanjolle, por dënime nuk ka.

Rastet e burgosjeve të fundit në Kosovë i lidha me  Nëntorët tonë të shenjtë sepse ka gatishmëri të shmangëjes dhe lënjes në harresë të flamurit dhe të festave  të Nëntorit nga vija  nënshtruese e klasës tonë politike. Zullumi që po ushtrohet ndaj pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është e ngjajshme me përndjekjet e Rilindasëve tanë të cilët para njëqindepesëdhjetë vjetësh kërkonin  Vetëvendosje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata e   rikthyen krenarinë kombëtare bashkë me flamurin me shqipen dykrenare. Në gjysmën e dytë të qindvjeçarit të fundit baca Adem Demaçi me rininë e shëndetshme u vunë në ballë të kërkesës për Vetëvendosje të shqiptarëve të robëruar dhe për flamurin e Gjergj Kastriotit. Ata u burgosën, u syrgjynosën e u sakatosën nga perandoria jugosllave. Por nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre të ligjëshme. Tani, në Kosovën e Pavarur dhe me Kushtetutën e Ahtisarit, asnjë parti politike e asnjë institucion zyrtar nuk e njohin flamurin kombëtar por as hymnin e kombit, përpos Vetëvendosjes. Nga frika se kjo Lëvizje do të vijë në pushtet shumë shpejt dhe se do të bëhen realitet të gjitha synimet e  Rilindasëve tanë, pushtetarët e sotëm nuk lënë guri pa lëvizur vetëm e vetëm që ta eliminojnë nga gara Vetëvendosjen. Mundohen të sajojnë e montojnë raste nga më të ndryshmet  vetëm që Vetëvendosjen ta paraqesin si organizatë terroriste, sikundër që patën provua kohë më parë, partitë paqësore, ndaj UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …