TAKIM BASHKËPUNUES NDËRMJET MINISTRIT  LEKAJ DHE KOMANDANTIT TË KFOR-IT NË KOSOVË, SALVATORE CUOCI

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, u prit në një takim me karakter bashkëpunues dhe miqësor, nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci. Mundësitë e thellimit të nivelit të bashkëpunimit në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës, e në këtë rast Ministrisë së Infrastrukturës dhe KFOR-it, ishin shtytësit kryesor të zhvillimit të këtij takimi. Ndër temat që u diskutuan në këtë takim, ishte gjendja e disa rrugëve të cilat janë dëmtuar si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve atmosferike ditëve të fundit. Duke shfaqur përqendrim më të madh në mënyrën se si mund të sanohen këto dëmtime, pa e cenuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, Salvatore Cuoci tregoi gatishmërinë që ka KFOR-i, për t’iu dalë në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë. Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për hapësirën e lartë dhe të ulët ajrore në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke qenë i gatshëm të marrë përgjegjësitë në këtë drejtim, kërkoi nga Salvatore Cuoci mbështetjen që mund të ofroj KFOR-i, në mënyrë që të arrihet niveli i normalizimit të hapësirës ajrore dhe që qytetarët e Kosovës të mund të përfitojnë të drejtën e udhëtimit me çmime më të lira. Ministri Lekaj dhe Komandanti Cuoci u treguan të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të jenë çdoherë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, njëri në nivel të institucionit shtetëror dhe tjetri si autoritet ndërkombëtar i sigurisë në Kosovë, duke e konsideruar kështu njëri-tjetrin si partner bashkëpunues, në mënyrë që të ngritët niveli i kapacitetit të të dyja palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …