Brickos

Të gjitha rrugët e Komunës së Rahovecit janë të kalueshme

Bora që ka rënë gjatë ditës së mërkurë dhe që po vazhdon edhe gjatë ditës së sotshme, nuk ka paraqitur problem, pasi që Komuna e Rahovecit përmes operatorit ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror e ka bërë largimi i borës nga rruga. Në vazhdimësi për koordinimin e operatorit të kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror është duke u marrë, Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike i cili shprehet se që nga orët e hershme të ditës së sotme makineria e operatorit ekonomik për largimin e borës është në teren, dhe deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë për vështirësi në lëvizje. “Ne si organe kompetente komunale, kemi intervenuar në të gjitha rrugët kryesore për të larguar borën nga rruga për t’ju ofruar kushte sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve të Komunës. Nga informatat që kemi nga tereni, nuk kemi vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve, pasi që operatori ekonomik, i kontraktuar për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, është duke e kryer punën ashtu siç edhe ne po i kërkojmë”, thotë ndër të tjera drejtori Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …