Të paraburgosurit e Kumanovës po përballen me tortura barbare

Të paraburgosurit e Kumanovës po përballen me tortura barbare

Ish-luftëtarët e UÇK-së që po qëndrojnë në burgjet e Maqedonisë për rastin e Kumanovës, vazhdojnë të përballen me tortura të përhershme nga ana e autoriteteve të burgjeve. Reagimet e Avokatit të Popullit duket se kanë qenë krejt të padobishme, për shkak se të burgosurit shqiptar po i nënshtrohen torturave e brutalitetit brenda hapësirave të burgjeve. Sipas avokates, Artene Iseni, Policia ka zhveshur dy të paraburgosurit, Genc Sefa dhe shtetasin gjerman, Enver Klajn, të cilët më pas janë rrahur barbarisht. Të gjitha këto tortura, goditje në brinjë e në kokë, janë bërë me pretekstin se mos kanë fshehur ndonjë letër. Avokatja, Iseni thotë se deri më tani u ka shkruar me dhjetëra letra zyrtare institucioneve përgjegjëse në Maqedoni, por ato janë treguar të paefektshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …