Demarkacioni

Të shtunën në Pejë do të mbahet një tubim gjithëpopullor kundër ratifikimit të demarkacionit

Këshillit drejtues i Klubit të intelektualëve të Rugovës, veteranët e luftës së UÇK-së dhe liridashës të Dukagjinit e më gjerë, me qëllim për të ngritur zërin kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, kanë  paralajmëruar, se të shtunën në orën 12.00 në Pejë   të mbahet një tubim gjithëpopullor. Përmes një thirrjeje publike, ky këshill ka ftuar qytetarët e Pejës, Deçanit dhe Burimit që të marrim pjesë në numër sa më të madh në këtë tubim për ta kundërshtuar variantin e vijës kufitare me Malin e Zi, të përcaktuar nga Komisioni Qeveritar i Kosovës. Gjithashtu edhe Klubi dhe Forumi i Intelektualëve të Rugovës, me një njoftim kanë informuar se lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, kanë miratuar një rezolutë kundër ratifikimit marrëveshjes, të nënshkruar para një viti në Vjenë nga qeveria e Kosovës dhe Malit të Zi. Në rezolutë mes tjerash thuhet:  “Autoriteteve të Malit të Zi, intelektualët nga Rugova i bëjnë apel për durim dhe mirëkuptim, deri në përcaktimin përfundimtar të kufirit Kosovë-Mal i Zi, të pranueshëm dyanshëm dhe që të përfillin linjën kufitare Qafë e Çakorrit-Mokna-Kullë, që është parakusht për kultivimin e marrëdhënieve fqinjësore”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim të këshillit drejtues të Klubit dhe Forumit të intelektualëve të Rugovës, në mesin e të cilëve janë edhe Riza Smaka, Mujë Rugova dhe Ali Lajçi.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …