|
Prof. Dr. Muhamet Pirraku: ROLI I KOSOVĖS NĖ ZGJIDHJEN PĖRFUNDIMTARE TĖ ALFABETIT KOMBĖTAR SHQIPTAR
Rruga e alfabetit shqip, qė solli nė Kongresin e Manastirit, ishte e gjatė, shekullore e mundimshme. Nė thirrjen e Klubit Bashkimi tė Manastirit pėr Kongresin, midis tė tjerash, ishte konstatuar: Ēėshtje e Abecesė lipset tė jetė fillimi, qė pa tė nuk do mundim tė arrijmė qėllimet tona tė larta pėr mbrothėsi tė gjuhės! Mirėpo, Kongresi i Manastirit nuk u kurorėzua me rezultatet e pritura. Nė Vendimin e Komisionit pėr alfabetin, midis tė tjerash u vu nė spikamė: .... me pėlqim tė tė gjithėve u vendos qė tė merret abeja e Stambollit e me tė bashkė edhe njė abece e thjeshtė latine, qė tė mėsohen dhe tė pėrdorėn bashkėrisht nė mes tė shqiptarėve.
Vėrtet, Komisioni i Alfabetit, pas njė pune rraskapitėse solli njė zgjidhje solomane, e cila linte shteg pėr vazhdimin e pėrēarjes midis shqiptarėve toskė e gegė nė plan tė ngushtė dhe midis myslimanėve e tė krishterėve, nė plan tė gjerė. Vendimi i sjellė nga Komisioni pėr alfabetin nuk i ka kontribuar, sa ėshtė pritur, pėrparimit tė gjuhės dhe tė shkollės shqipe kombėtare unike. Shtypi shqip jashtė sferės sė ndikimit Frashėriot, madje edhe ai jezuit, pėrnjėherė nisen ta reklamonin dhe ta sqaronin alfabetin e dytė, duke paralajmėruar se sė shpejti do ti pajisin shtypshkronjat me shkronja tė ati alfabeti dhe do ti nxjerrin organet e veta dhe librat shkollore me atė alfabet. Alfabeti latin ishte mė i lehtė, mė i gdhendur, mė i pėlqyer dhe tė thuash, pėr hartimin e njė alfabetit tė tillė, latin, ishin bėrė pėrgatitjet tė gjata. Ndėr tė parėt dhe me mbėshtetje, Vendimin e Kongresit tė Manastirit, siē dihet, e kritikoi publicisti i shquar, Faik Konica, i cili Kongresin e Manastirit e quajti komedi orientale.
Vėrtet, Kongresi i Manastirit ishte ftuar brenda kthesės institucionale osmane qė kishte proklamuar Revolucioni Demokratik Xhonturk, nė tė cilin shqiptarėt patėn rol tė rėndėsishėm. Si rezultat i jehonės sė lirisė dhe barazisė konstitucionale, nė tė gjitha qytetet shqiptare u ngritėn Klube Shqiptare Arsimore, tė cilat krijuan mundėsi pėr hapjen e shkollės shqipe ku do tė kultivohej shkrimi latin. Pėr ta penguar kėtė zhvillim, Komiteti xhonturk - Bashkim e Pėrparim e nxiti themelimin e njė Klubi Konstitucional nė Dibėr, tė quajtur: Partia Osman e Konstitucionale Shqiptare e Dibrės dhe e ngarkoi tė ftonte njė Kongres, mė 23 korrik 1909, me pjesėmarrje tė klubeve osmane shqiptare, serbe, bullgare, vllahe etj. me qėllim tė manifestonte dėshirėn e "vėrtetė tė shqiptarėve ndaj parimit tė vėllazėrimit, barazisė dhe pajtue¬shmė¬risė sė tyre me osmanlinjtė e tjerė, pa ndonjė qellim separatist. Nga burime tė sakta dimė se pas angazhimit tė mėdha tė Riza Beut nga Shkodra dhe tė Nexhib be Dragės, e tė shumė patriotėve tė tjerė, Kongresi Konstitucional Osman i Dibrės u shndėrrua nė Kongres Kombėtar Shqiptar, kurse sipas njė konsulli rus nė tokat shqiptare: Kongresi i Dibrės paraqet fillimin e luftės sė xhonturqve me interesat nacionale tė shqiptarėve.
Vėrtet, nga tashti viset shqiptare me shumicė islame, e veēanėrisht trevat shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės, do tė bėhen arenė e luftės pėr alfabetin e shqipes. Pėr antishqiptarizmin e qarqeve nacionaliste turke ka lėnė tė dhėna tė shumta Konsulli i Serbisė nė Stamboll, mė 6 shtator 1909, cili saktėsonte se zgjimi kombėtar shqiptar xhonturqve u ėshtė shumė i pa dėshiruar... Redaktori i gazetės osmane Tasviri- Efkar mė 4(17) shtator 1909, informonte opinionin se nė mesin e shqiptarėve ėshtė paraqitur njė e keqe - Nacionalizmi! dhe gjykonte se shqiptarėt duke i pėrforcuar mė tepėr ndjenjat kombėtare se sa ato fetare, dalėngadalė ata do ta lėnė pas dore edhe fenė.
Nė kohėn kur xhonturqit shovinistė po e prejudikonin vdekjen e shqipes pėr interesa tė veta, tė serbėve, tė grekėve e tė bullgarėve, anė e kėnd tė tokave shqiptare po viheshin nė jetė Vendimet e Kongresit Kulturor- Arsimor tė Elbasanit (2-8 shtator 1909), i cili i kishte ēimentuar themelet historike tė shkollės shqip dhe tė ardhmes sė kulturės shqiptare. Vendimet e Kongresit tė Elbasanit patėn njė mbėshtetjen e fuqishme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės. Barrėn e organizimit tė pėrpjekjeve shqiptare e bartėn Hasan Prishtina, Nexhib Draga, Bajram Curri, Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rrok Berisha, Rexhep Mitrovica e tė tjerė dhe pėr njė kohė tė shkurtėr u hapen shkolla shqipe nė Pejė, Prizren, Gjakovė, Gjilan, Mitrovicė, Vushtrri e gjetkė. Pėr pėrmasat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės fliste gjerėsisht konsulli i Serbisė nė Prishtinė, mė 17 dhjetor 1909, kur, midis tė tjerash, saktėsoi: Nė mesin e shqiptarėve po vėrehet njė pakėnaqėsi gjithnjė me e madhe dhe Lėvizja sa vjen e po rritet.... Me 1 dhjetor 1909 ishte kurorėzuar njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Elbasanit - kishte filluar nga puna Normalja e parė nė gjuhėn shqipe nė atdheun shqiptar, nė tė cilėn, pa vonuar u regjistruan mbi 100 nxėnės, prej tė cilėve gati gjysma ishin nga Kosova.
Nga fundi i vitit 1909 dhe nė fillim tė vitit 1910, armiqtė e kombit shqiptar orkestruan njė lėvizje tė egėr kundėr shkollės shqipe dhe shkrimit shqip me alfabetin latin. Nė gazetat mė tė njohura tė Turqisė u nxitėn polemika me tone armiqėsie nė mes tė aderuesve tė alfabetit arab dhe latin pėr gjuhėn shqipe. Shumė nga kėto polemika, si sihariqe, kaluan edhe nė faqet e shumė gazetave tė huaja: angleze, frėnge, ruse, serbe, maqedonase, bullgare, italiane, austriake, greke, por edhe shtypin shqip.
Pėr hir tė kėrkesave pėr saktėsi historiografike duhet tė konstatojmė faktet se, Qeveria Xhonturke, e cila synonte tė kthehej nė pushtet nacional turke, Lėvizjen e alfabetit pėr gjuhėn shqipe vazhdonte ta kualifikonte si vepėr tė Austrisė, njėsoj si edhe propaganda prosllave. Pėr ti demantuar kėto opinione antishqiptare qysh herėt ishte ngritur korifeu i shqiptarizmės, deputeti i Prishtinės, Hasan Prishtina. Ai, si njėri i guximit intelektual dhe i mendimit politik brilant, qysh mė 28 shtator 1909, kishte shkruar nė gazetėn Tanin, se Austria e ka protektoratin fetar tė krishterė katolik nė Shqipėri dhe jo atė arsimor, se shkollat shqipe, si edhe Normalja e Elbasanit, janė kėrkesė dhe vepra tė shqiptarėve pėr interesa tė jetės sė kombit. Deputetit zėlartė, Prishtina, nga Stambolli erdhi nė Kosovė, vizitoi fshatra e qytete dhe bėri zgjedhjen e djelmoshave kosovarė pėr shkollėn pedagogjike nė Elbasan. Aktiviteti i tij ėshtė pėrcjellė me kujdes nga xhonturqit, madje do tė thirret edhe nė hetuesi pėr corpus delikt ndaj Konstitucionit.
Aderuesit e alfabetit arab nga radhėt e deputetėve pėr viset shqiptare, numerikisht ishin mė shumė se aderuesit e shkrimit latin. Nė peticionin e tyre, dėrguar Kryeministrisė, janė nėnshkruar 14 deputetė nga Vilajeti i Kosovės, i Manastirit dhe i Shkodrės, midis tė tė cilėve edhe joshqiptarė. Kėta shkruanin se faktori kryesor qė i lidhte shqiptarėt me turqit ėshtė feja dhe konstatonin se alfabeti ėshtė i pandarė nga baza fetare. Vetėm tri ditė mė vonė, mė 22 janar 1910, si pėr flakė pushke, deputet¬tė¬ve tė deklaruar pėr alfabetin arab pėr gjuhėn shqipe iu pėrgjigj deputeti Hasan be Prishtina: Ēėshtjen e alfabetit, do ta zgjidhė koha, nėse nuk e ka zgjidhur. Ēėshtja nuk ėshtė e njė natyre tė tillė, si mendojnė disa(...). Ajo mund tė zgjidhet vetėm nga pikėpamja atdhetare e jo duke thėnė: Ne duam apo nuk duam kėtė zgjidhje...!? Me 24 janar 1910 do tė botohet peticioni i deputetėve shqiptarė, ithtarė tė alfabetit latin pėr shqipen, nė tė cilin dominoi opinioni politik i Hasan be Prishtinės: ...Fjalėn vendimtare nė kėtė ēėshtje duhet ta kenė shqiptarėt - ekspert gjuhe, ata qė janė shqiptarė edhe pėr nga gjuha, edhe pėr nga gjaku...!
Me tė dhėnat relevante mund tė konstatohet se Qeveria Xhonturke me tėrbim shovinist, e orkestroi luftėn kundėr alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe midis masave shqiptare islame. Qeveria i vuri nė lėvizje spiunėt dhe fanatikėt islamė kundėr ēėshtjes jetėsore shqiptare qė nuk mund tė priste pėr zgjidhje tė mėvonshme e stihike. Komiteti i turqve tė rinj Bashkim e Pėrparim, duke vėrejtur entuziazmin dhe vendosmėrinė e shqiptarėve pėr rilindje kombėtare, gjė tė cilėn e arrinin nėpėrmes fjalės sė shkruar shqip me alfabetin latin tė perėndimit, inskenuan njė reaksion, duke hedhur gurin e fshehur dorėn, nė mesin e ulemasė shqiptare. Nė shikim tė parė, kjo dukej si lėvizje e organizuar nga ana e hoxhallarėve, shehlerėve dhe bejlerėve fanatikė, tė cilėt u nxorėn nė ballė tė rezistencės kundėr alfabetit kombėtar latin. Grushti mė i rendė pėr alfabetin latin, tė cilin e menduan xhonturqit, ishte organizimi i mitingjeve protestuese me pėrmasa tė mėdha nėpėr qytete dhe fshatrat mė tė mėdha, pėr demaskimin e haptė tė alfabetit latin dhe tė aderuesve tė tij. Njė kurth i tillė ishte Mitingu i alfabetit nė Shkup, mbajtur mė 2 shkurt 1910.
Qėllimi i fshehtė i organizuesit tė kėtij Mitingu ishte: demaskimi para masės shqiptare islame tė deputetit tė Shkupit, peshterrasit mitrovicas, Nexhib be Draga, pėrkrahėsi mė i vendosur i Hasan be Prishtinės. Nė pėrmbyllje tė rezolutės sė mitingut, thuhej: Na, me keqardhje tė plotė, i gjykojmė masat e marra tė disave nga deputetėt tanė, tė cilat shpien kah krijimi i jazit, nė dobėsimin e bashkėsisė osmane, e cila ėshtė i vetmi shpėtim i popullit tani pėr tani dhe nė tė ardhmen. Nė vijim, mitingje kundėr alfabetit latin u mbajtėn nė Kaēanik, Gjilan, Gjakovė, Prizren, Manastir, Ohėr etj. Kundėr politikės armiqėsore antishqiptare tė organeve qeveritare xhonturke do tė ngritėt Klubi Arsimor Shqiptar i Shkupit, i cili nė telegramin dėrguar shtypit tė Stambollit, theksonte: Nė bazė tė pikės VI tė programit tonė, protestojmė kundėr qėndrimit tė qeverisė, qė ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Na, nė emėr tė simpatizuesve tonė, kėrkojmė qė arsimi i ynė popullor tė zhvillohet me alfabetin latin, i cili tanimė edhe ekziston...
Ky qėndrim do tė pėrkrahet nga Prishtina, prej ku i shkruanin Qeverisė Xhonturke se solidarizoheshin me telegramin e Klubit Arsimor Shqiptar. Kėrkesat e Klubit Arsimor Shqiptar tė Shkupit i pėrkrahėn unanimisht edhe shqiptarėt e Mitrovicės. Njė burim serb saktėsonte se nga viset e Drenicės nuk vinte asnjė kėrkesė pėr alfabetin arab pėr gjuhėn shqipe. Vėrtet, presioni ndaj alfabetit latin dhe shkollės shqipe solli efekte tė padėshiruara pėr xhonturqit shovinistė. Sa rritej dhuna aq mė tepėr rritej dashuria pėr shkollėn shqipe, pėr alfabetin latin dhe gjuhėn kombėtare. Patriotėt shqiptarė tė tubuar nė Klubet Arsimore Shqiptare nė Shkup, Tetovė, Kumanovė, Prishtinė, Vushtrri, Mitrovicė, Prizren, Gjakovė, Guci, Pejė dhe Plavė nuk do tė sprapsėn dhe me telegrame tė njėpasnjėshme drejtuar Qeverisė nė Stamboll do tė kėrkojnė qė arsimi popullor tė zhvillohet me alfabetin latin . Lėvizja Shqiptare pėr Alfabetin e shqipes u dha njė grusht tė fuqishėm qarqeve shoviniste turke, greke e serbe nė fushė tė shkrimit tė shqipes mė 27 shkurt 1910 nė Mitingun e alfabetit shqip nė Korēė, me njė pjesėmarrje gjithėpopullore. Korēa, krahas Elbasanit, ėshtė qendra e dytė prej ku ka lindjen ēdo lėvizje shqiptare - shkruante gazeta Vardar.
Pėr situatėn e nderė nė lėmė tė alfabetit dhe tė shkollės shqipe nė Vilajetin e Kosovės, vend ky ku Stambolli gjithnjė i sprovoi metodat dhe armėt pushtuese, shkroi me plot dhembje e pezėm, gazeta Shqypėja e Shqypėnis, mė 11 mars 1910: Na lajmėron njė shkupnjan, se Valia i Kosovės po pėrpiqet me mish e me shpirt pėr me ndalue msimin e gjuhės shqype fare(...). Tė theksojmė faktin se Qeveria Xhonturke vazhdonte me planet antishqiptare falė disa shqiptarėve me autoritet politik dhe nė fushė tė dijeve islame, tė cilėt e mbėshtetnin. Nė pjesėn e parė tė marsit 1910 Qeveria Xhonturke e inskenoi themelimin e njė Rrethi arsimor shqiptar nė Stamboll, tė quajtur: Arnavud Mahfil Maarifi, me detyrė qė ta mbėshteste kėrkesėn e xhonturqve pėr botimin e librave dhe tė gazetave shqipe me alfabetin arab dhe me pėrmbajtjes ideologjike osmane. Mirėpo, zhvillimet e reja treguan se as krijimi i kėtij Rrethit arsimor Shqiptar nuk do tė sjellė shumė rezultate pėr xhonturqit, sepse shumica e anėtarėve, ndėrkohė, hoqėn dorė nga bashkėpunimi me organet qeveritare nė dėm tė alfabetit kombėtar" dhe aktiviteti i Rrethit Mahfil do tė shuhet. Kjo ndodhi pėr faktin se nga fillimi i prillit 1910, falė partizanėve tė alfabetit kombėtar tė shqipes, u vendos pėrfundimisht fati i Alfabetit tė kombit shqiptar, pikėrisht me vendimin e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, tė mbajtur mė 2 dhe 3 prill 1910.
Sipas burimeve relevante, pėr thirrjen dhe mirėvajtjen e punėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit patėn rol vendimtar veprimtarėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės tė lagjes: Hasan Prishtina-Nexhib Draga. Sipas informatės sė konsullit serb nė Manastir, tė 5 prillit 1910, Kongresin e drejtoi Bedri be Pejani, ish- profesor i gjuhės shqipe nė Idadinė e Shkupit, kurse e administruan si sekretarė: Ferid bej Ypi, avokat nė Manastir dhe Petro Nino Luarasi, mėsus nė Negovan.
Kongresi i Dytė i Manastirit, pėrpos rėndėsisė historike dhe kulturore shqipta¬re ka edhe rėndėsi ndėrkombėtare, sepse punėn e tij e pėrcollėn shumė pėrfaqėsues tė shtypit botėror. Edhe shtypi shqiptar i kohės nuk e la prapa dorės Kongresin e Dytė tė Manastirit. Midis tė tjerave. gazeta Bashkimi i Shkodrės do tė konstatojė se: Ndėr vendimet mė fatlume tė kongreseve shqiptare, janė Vendimet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, sepse pėrfundimisht e vendosi alfabetin latinė pėr gjuhėn shqipe. Pėr kėtė epilog fatlum pėr kombin shqiptar pati rol tė madh Vilajeti i Kosovės nė pėrgjithėsi, me Shkupin qendėr administrative, politike, ekonomike, kulturore e arsimore shqiptare. Lėvizja shqiptare pėr alfabetin latin nė Kosovė, me partizanėt korife: Hasan be Prishtinėn, Nexhib be Dragėn, Bajram be Currin, Salih Gjukė Dukagjinin, Bedri be Pejanin, Rrok Berishėn, Rexhep be Mitrovicėn, Zejnullah be Vuēiternin, Bejtullah Beun, Qamil be Balėn, Shyqyri Ramadan Begun, Hysni be Currin, e tė tjerė, e barti peshėn e luftės pėrfundimtare me xhonturqit shovinistė nė fushė tė arsimimit shqip, tė shkrimit tė shqipes me alfabetin latin dhe tė ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė individėve dhe tė masave shqiptare. Roli i Kosovės pėr fitoren e alfabetit latin tė Bashkimit pėr alfabet kombėtar shqiptar pėrfundimisht me Vendimet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, mė 1910, ėshtė i rėndėsisė historike tė rolit tė Kosovės nė pėrvetėsimin e Gjuhės shqipe tė unifikuar, tė legjitimuar nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, mė 1972.
Tiranė, 17 Nėntor 2008
|