“Termokos” njofton se nga sot e ndërpret furnizimin me ngrohje

“Termokos” njofton se nga sot e ndërpret furnizimin me ngrohje

“Termokos” në koordinim të plotë me KEK-un, pas ngritjes së temperaturave në vendin tonë ka marrë vendim, që të ndërpret nga sot furnizimin e mëtutjeshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët e vet. Rikujtojmë se furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje, gjë e cila lejohet edhe me aktet ligjore në fuqi, kishte filluar pas rënies së temperaturave dhe kërkesave të konsumatorëve për vazhdimin e furnizimit me ngrohje i cili  ka vazhduar pa ndërprerje për më shumë se një javë. “Zgjatja e furnizimit me ngrohje jashtë sezonit të rregull ngrohës, të përcaktuar me aktet ligjore në fuqi, ka ndodhur për herë të parë në historinë e ekzistimit të ngrohtores, ndërkohë që NP “Termokos” ka marrë shumë falënderime dhe mesazhe inkurajuese nga konsumatorët për ngrohjen e mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar këtyre ditëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …