Terroristi serb, Gavriq pritet të dalë sot para drejtësisë

Terroristi serb, Gavriq pritet të dalë sot para drejtësisë

Serbi, Sllobodan Gavriq pritet që sot të paraqitet në seancën gjyqësore të radhës. Gavriq, të cilit iu gjetën 12 kilogramë lëndë shpërthyese, pritet të jap mbrojtjen e tij. Në seancat e kaluara, ai ka mohuar akuzat e Prokurorisë, ndërkohë që mbrojtja e tij ka thënë se ai ishte vetëm transportues i eksplozivit. Ekspertët, duke iu referuar edhe raportit të FBI-së, kanë konstatuar se ky lloj eksplozivi është i llojit PETN, më i fuqishmi që prodhohet aktualisht. Ai ka një shpejtësi të shpërthimit prej 8 mijë e 400 metra për sekond. Sipas ekspertëve, lëndë të tilla shpërthyese prodhohen vetëm nëpër fabrika shtetërore me kritere shumë të ashpra. Përndryshe, Prokuroria Speciale qysh me 10 korrik të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj Sllobodan Gavriqit. Ai akuzohet se ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale. Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist. Kjo përpjekje për vepër terroriste midis Prishtinës asnjëherë nuk është bërë subjekt i hetimeve serioze, madje nuk është përmendur as në raportin 3-mujor të sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit diskutohen edhe incidentet më të vogla që tangentojnë serbët, shpeshherë edhe të paverifikuara, ndërkohë që kur serbët kapen duke kryer akte terroriste, jo vetëm që nuk reagohet por as nuk përmenden.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …