Sot në Prishtinë mbahet aktivitet për vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit

Tetori, Muaji Ndërkombëtar i Kancerit të Gjirit

Qendra e Kosovës për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA, si organizatë joqeveritare, e themeluar në vitin 2006 me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të grave për sëmundjen e kancerit të gjirit, bashkë me miqtë e shumtë, vite me radhë, me mënyra të ndryshme  të organizimit, ka bëre përpjekje që të prezantojë gjendjen e  vështirë në Kosovë, dhe t’ia adresojë institucioneve përgjegjëse, duke pritur nga to përkrahje më të madhe. Në kuadër të Tetorit – Muaj Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, “JETA/VITA, cdo vit organizon punëtori, ligjërata, takime me gra dhe një sërë aktivitetesh tjera nëpër komunat e Kosovës, ndërsa në Prishtinë, në fund të muajit organizohet manifestimi tradicional informativo- kulturor me moto: “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”. Këtë vit, fushata mediale, fillon më 1 tetor, me shfaqjen e PROMO s që përcon mesazhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje, dhe ftesë për ECJE, si dhe promovohet kenga me nje spot senzibilizues “ECJEN TI VAZHDO”, e Florent Boshnjakut, me tekst dhe interpretim të Eliza Hoxhës, te realizuara me shume perkushtim nga regjisorja Burbuqe Berisha.  Nje risi shume e rëndësishme e Tetorit rozë 2016, do të jetë bashkepunimi me Shoqaten e Onkologëve të Kosovës, SHOK, si dhe Menaxhmentin e Autoambulancës mobile me mamograf, me te cilet do të zhvillohen workshope në gjashtë komuna: Gjilan më 4 tetor, Ferizaj më 17, Pejë më 19, Drenas më 21, Gjakovë më 24 dhe Mitrovicë më 25. Me këtë rast, pjesëmarrëset do të kenë rast të dëgjojnë nga mjekët profesionistë se si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit, gjithashtu do të kenë mundësi të bëjnë kontrolle me mamografi.  Ashtu si dhe nje vit me pare, Ministria e Shëndetësisë, gjate tere muajit Tetor, do te krijoje mundësi shtesë ( trajtim me prioritet) për ekzaminime dhe procedura tjera diagnostike rreth kancerit të gjirit në institucionet publike, duke mbështetur iniciativën e QKLKGJ JETA/VITA, për hulumtime me përparësi të grave në institucionet shëndetësore per diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

U jemi mirënjohëse të gjithave mediave, që i kemi pasur partnerë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë gjatë gjithë këtyre viteve, duke përcjellë mesazhet tona në mbarë Kosovën – per kujdes më të madh ndaj shëndetit, për krijimin e kushteve për kontrolle dhe diagnostikim, në mënyrë që kanceri i gjirit të zbulohet sa më herët, kur trajtimi do të ishte më i suksesshëm dhe më i lehtë, mbijetesa më e gjatë, si dhe shpenzimet financiare, private e shoqërore më të pakta. Sa për humbjet fizike, emocionale e familjare, është e tepërt të flitet…

Së bashku jemi më të fuqishëm!

Ju ftojmë të përcillni aktivitetet tona nëpër komuna dhe Manifestimin informativo- kulturor me moto: Zbulimi i hershëm -mbijetesë, pas të cilit fillon ECJA tradicionale, që sivjet mbahet për herë të nëntë, më 29 Tetor, e shtunë, nga ora 12, para Teatrit Kombëtar.

 Nafije Latifi,

Themeluese e QKLKGJ

“JETA/VITA

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …