Brickos

Teuta Rugova

Teuta Rugova: Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, as ta injorojmë bashkëpunimin

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, përmes një postimi thotë se takimi me kryetarin  e AAK-së dhe kandidatin e koalicionit, PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë takim miqësor. Ai është një mik i madh i familjes tonë, që nga viti 2004, kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi kryeministër”. E di  që me votën e saj pro zgjedhjes së Hashim Thaçit për president kam zhgënjyer elektoratin, porse vendimi ka qenë drejtpërdrejtë vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidenti, Ibrahim Rugova, na ka mësuar që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha”. Përmes këtij postimi, ajo kërkon nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, “që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm”. “Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica”, ka shkruar ajo.

Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokoj proceset dhe të injoroj rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së” , ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …