Thaçi, Haradinaj e Limaj i urojnë Ilir Metës postin e kryetarit të Shqipërisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në posin e kryetarit  të  Shqipërisë

Kryetarit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryejë me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë”, ka shkruar Thaçi. Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial. Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar kryetarin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar kryetarin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta. Haradinaj është shprehur i bindur se presidenti i zgjedhur do të jetë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore. “Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar kreu i AAK-së. Ai ka shtuar se shpreson që zgjedhje e Metës do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!

Fatmir Limaj i ka uruar Ilir Metës zgjedhjen në postin e kryetarit të Shqipërisë

 

Në urimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj  me rastin e zgjedhjes së  Ilir Metës në postin e kryetarit të Shqipërisë thuhet se me  kënaqësi të veçantë e mirëprita zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në emrin tim dhe të NISMËS për Kosovën ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën tuaj të re. Shpreh bindjen time të plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni ju, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit. Po ju shpreh urimet e mia më të mira për veprimtarinë e ardhshme tënden plotë përgjegjësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …