19 vjet nga vdekja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, dipolomatit, Jashar Salihu

Thaçi: Veprimtaria atdhetare ishte përcaktim themelor i Jashar Salihut

Kryetari, Hashim Thaçi ka kujtuar jetën dhe veprën atdhetare të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jashar Salihu. Duke përkujtuar jetën dhe veprën e tij liridashëse, kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes, qoftë brenda, qoftë në diasporë. “Gjenerali dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike”, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …