Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj, andaj këkon të hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Avokati, Tomë Gashi, ka reaguar lidhur me  kërkesën e organeve serbe të drejtësisë, që organet kompetente të Kosovës, t’iu dërgojnë informata për hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjen e politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq. Gashi, ka porositur organet e policisë dhe drejtësisë që të mos informojnë institucionet përkatëse serbe,  pasi Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj, pra pjesë të Serbisë. Ai gjithashtu thotë se organet serbe vazhdojnë të refuzojnë bashkëpunimin me Kosovën, që nga viti 1999 dhe të ofrojë informata të ndjeshme për vrasjen e mbi 15 mijë civilëve shqiptarë dhe zhdukjen e mbi 6000 të tjerëve, shkatërrimin e mbi 120 mijë objekteve të banimit dhe infrastrukturës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …