leoni

Twitter në humbje, përkundër rritjes së të ardhurave

Edhe pse shënoi një rritje të të ardhurave prej 20 për qind, Twitter në tremujorin e dytë të këtij viti regjistroi humbje prej 107 milionë dollarëve amerikan.

Rrjeti social i popullarizuar Twitter në tremujorin e dytë të këtij viti arriti të hyra prej 602 milion dollarëve apo 20 për qind më shumë krahasuar me të ardhurat e realizuara një vit më herët.

Në këtë periudhë, Twitter inkasoi 602 milion dollarë,  apo 100 milion më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluara raporton Anadolia.

Edhe pse shënoi rritje në të hyra, për Twitter-in është kjo rritja më e ngathtë nga viti 2013, kur kishte përmbytur tregun global.

Paralelisht, në një komunikatë të kompanisë thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti Twitter regjistroi humbje prej 107 milionë dollarëve, derisa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kishte gjeneruar humbje prej 137 milion dollarëve amerikan.

Rritja e numrit të përdoruesve 

Në tremujorin e dytë të këtij viti, Twitter shënoi një rritje prej tre për qind të numrit të përdoruesve aktiv të rrjetit social dhe ka arritur shifrën prej 313 milionë përdoruesve. Në mesin e tyre 82 për qind përdorin aplikacione mobile të këtij rrjeti.

Twitter në këtë periudhë të vitit ka arritur një rritje të të ardhurave të marketingut prej 18 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke inkasuar në total 535 milion dollarë. Nga kjo vlerë 89 për qind të të ardhurave janë gjeneruar nga reklamat në rrjetet celulare.

Afarizmi i dobët financiar i Twitter-it shkaktoi rënjen e çmimeve të aksioneve të kompanisë në tregun e aksioneve për më shumë se 11 për qind.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …