U mbajt Akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari

U mbajt Akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari  dhe të Jasharëve të Prekazit.

Në Akademinë Përkujtimore kushtuar komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj. Ai tha se nga familja Jashari kemi mësuar se liria ka vlerën me të madhe për një popull që ka të ardhme. Jasharët na mësuan se vetëm një popull që mbron lirinë e ka të ardhmen të  sigurt. Ne lirinë tonë e përjetojmë më ndjenja, ne do të ia dalim ta bëjmë një  Kosovë  për ata që u flijuan. Ne jemi sepse ishim dhe do të  jemi gjithnjë pjesë e familjes së popujve të lirë. Lavdi e përjetshme, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, para të preanishmëve në Akademi u foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili tha se ky manifestim u kushtohet jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …