U mbajt Konferenca Shtetërore e pronësisë intelektuale në Kosovë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill 2017, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Zyra për të Drejtat e Autorit, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë-Agjencinë për Pronësi Industriale-Inspektoratin e Tregut si dhe Doganën e Kosovës, ka mbajtur “Konferencën Shtetërore të Pronësisë Intelektuale në Kosovë – të arriturat dhe sfidat”. Në këtë Konferencë morën pjesë zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, Minstrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendës shefi për Bashkëpunim në Bashkimin Evropian, Libor Chald dhe Drejtori i Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës, Blerim Krasniqi. Zëvendësministri Hoti, tha se Kosova ka vlerësuar lartë të drejtat pronësore intelektuale, të drejta të cilat janë të rregulluara me ligjet përkatëse të cilat janë në harmoni me legjislacionin evropian dhe atë ndërkombëtar. Po ashtu ai theksoi se besojmë se Republika e Kosovës shumë shpejt do të bëhet pjesë e Organizatës Botërore e Pronësisë Intelektuale. Po ashtu edhe të pranishmit tjerë folën rreth rëndësisë së Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale që këtë vit u shënua me moton “Inovacioni përmirëson jetën”.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …