Veton Berisha: Subjekti Politik “Romani Iniciativa” është produkt i “Listës Serbe”

U mbajt Kuvendi i dytë zgjedhor i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha u ri-zgjodh kryetar

Sot në ambientet e Hotelit “Sirius” në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i dytë i rregullt i Partisë Liberale Egjiptiane, PLE. Ky kuvend zgjedhor u përcjell me diskutime nga të pranishmit rreth pozitës së komunitetit Egjiptian në shoqërinëv Kosovare dhe përgjegjësisë institucionale ndaj komunitetit .Me prani të 109 delegatëve nga degët e PLE-së  në Kosovë dhe Diasporë  si dhe mysafirëve prezent është miratuar statuti dhe programi  i ri i partisë . Me këtë rast me shumicë të votave u ri-zgjodh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane për mandatin 4 vjeqar z. Veton Berisha.  Gjithashtu u miratua përbërja e kryesisë qendrore me 45 anëtarë. Ky kuvend reflektoj me një reformë të thellë të funksionimit të PLE-së për mandatin në vijim .Kryetari i rizgjedhur z. Veton Berisha u zotua se marrja e mandatit të ri është përgjegjësi për të dhe tha se ai do të përkushtohet duke ndikuar drejtpërdrejtë në ndryshimin  pozitiv te pozitës të komunitetit Egjiptian në shoqërinë e Kosovës si dhe duke ndërmarr veprime konkrete për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …