leoni

U mbajt mbledhja e dytë e KK të Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të saj, Aziz Thaçi,  ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës, për këtë vit. Në këtë mbledhje ndër çështjet e shqyrtuara, ishte edhe raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor 2016, si dhe shpallja e një zonë në fshatin Lladrovc,  zonë me interes publik, me qëllim të ndërtimit të shkollës në këtë fshat. Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve komunale, e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, i cili tha se buxheti është shpenzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa janë ulur shpenzimet komunale, si dhe janë rritur të hyrat vetanake. Pas raportimit, anëtarët e kuvendit, kanë dhënë vlerësimet e tyre lidhur me raportin.

Gjithashtu, pas raportimit dhe prezantimit të raportit të punës dhe planit të punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve, anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës, me shumicë të votave, e kanë miratuar këtë raport dhe këtë planifikim për vitin 2017. Edhe për komitetin për arsim, kulturë, rini dhe sport, anëtarët e Kuvendit Komunal, e kanë miratuar planin e punës për vitin 2017.

Pikë me rëndësi në këtë mbledhje ishte miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës së Malishevës, për shpalljen zonë me interes publik, të një zone në fshatin Lladrovc, me qëllim të ndërtimit të shkollës në Lladrovc. Kjo ishte edhe kërkesë e vet banorëve dhe kryesisë së fshatit, si dhe drejtorisë së shkollës dhe drejtorisë komunale të arsimit.

Për gjendjen në arsim, përkatësisht informim për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor  2016/2017, si dhe përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit  të dytë të vitit shkollor 2016/2017, ka informuar drejtori i drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i cili foli për disa të arritura në pjesën e parë të vitit shkollor, si dhe përgatitjet për gjysmë vjetorin e dytë, përfshi edhe investimet në shkolla, në veçanti për rritjen e cilësisë në shkolla.

Kuvendit Komunal i Malishevës, pas shqyrtimit ka miratuar disa kërkesa të qytetarëve për ndërrim destinimi të tokës bujqësore, në tokë ndërtimore, si dhe një kërkesë e fshatit Bubavec, për ndërtimin e një sheshi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …