leoni

U mbajt mbledhja e VI-të e KPF-së në Suharekë

Në mbledhjen e VI-të për këtë vit, anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa) të komunës së Suharekës kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publiko-private;

  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-1191, të datës 24.02.2014;

  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Resula” në Suharekë;

  5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2017-2019 (KAB-it)

Pasi u diskutua nga anëtarët e Komitetit për secilën pikë, të gjitha u dërguan për miratim në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …