leoni

????????????????????????????????????

U përurua objekti i shkollës në Astrazup

Në fshatin Astrazup të Komunës së Malishevës, është bërë hapja e objektit të ri të shkollës. Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së objektit, morën pjesë, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, Ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilët, bashkë me drejtoreshën e shkollës, Afërdita Morina, e kanë prerë edhe shiritin e përurimit të objektit të ri. “Jam shumë i kënaqur që krahas shumë shkollave që kemi ndërtuar gjatë këtij mandati, po e përurojmë edhe këtë objekt shkollor në fshatin tuaj dhe unë shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë për këtë shkollë të re, për këtë vatër të diturisë. Ju mësimdhënës dhe ju nxënës, tani keni kushte më të mira për mësim, dhe ky edhe është qëllim i yni, që të krijojmë kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit. Ndërsa ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, e ka përgëzuar “Komunën e Malishevës dhe kryetarin Ragip Begaj, pasi si qeveri komunale, i kanë dhënë prioritet arsimit përmes krijimit të kushteve më të mira, pasi nga arsimi vijnë edhe të mirat tjera”. “Tani ne, si ministri, jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte për rritjen e cilësisë në arsim”, tha ministri Bytyqi, i cili i uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Ganimete Tërbeshi”, për objektin modern të shkollës së tyre dhe uroi që nga këtu të dalin kuadro të mira për vendin. “Nga sot e tutje, nxënësit kanë kushte krejt tjera për mësimnxënie. Malisheva është më afër zbatimit të reformës në arsim. Urime, pasi jeni komuna e vetme që brenda një mandati keni arritur ti ndërton pesëmbëdhjetë shkolla brenda një mandati qeverisës. Me këtë po realizohet edhe projekti ynë, që të gjitha shkollat të punojnë në një ndërrim. E falënderoj edhe ministrin Bytyqi, për efikasitet në pajisjen me inventar për këtë shkollë dhe shkollat tjera”, ka thënë mes tjerash zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …