“Ujqit sllavë të natës” të shoqëruar nga priftërinjtë e Kishës Ruse filluan turneun e “Ballkanit rus

“Ujqit sllavë të natës” të shoqëruar nga priftërinjtë e Kishës Ruse filluan turneun e “Ballkanit rus”

Motociklisët rusë, të ashtuquajturit, “Ujqit e natës” kanë filluar lëvizjet  motorike në turneun e quajtur “Ballkani rus”. Turneu i tyre nuk  do të pezullohet edhe pse autoritetet boshnjake kanë ndaluar hyrjen e liderit të “Ujqve të natës”, Alexander Zaldostanov, i quajtur “Kirurg” dhe kryetarit të degës serbe, Sasha Saviq, të cilët janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë e Bosnjes dhe Herzegovinës. Sipas gazetës “Politika” të Beogradit, dy anëtarë të “Ujqve të Natës” arritën të hënën në Moskë, të shoqëruar nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Ruse dhe anëtarët e shumtë të këtij grupi nga Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Bullgaria dhe Maqedonia pritet të mbërrijnë në Beograd. Misioni i tyre në rrugëtim nëpër vendet sllave duhet të zgjasë deri më 28 mars. Ky farë misioni i organizuar mbi ideologjinë pushtuese pansllaviste në vendet e Ballkanit ka  shkaktuar reagime kontradiktore në rajon, kryesisht për shkak të udhëheqësit të këtij grupi, Alexander Zaldostanov, i njohur për qëndrimet e tij ekskluzive, sllavofile. ( Al-Xhazira, RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …