leoni

Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku u takua me Drejtorin e QKMF-së Sinan Zeneli, zv.Drejtorin Ekrem Dullovi si dhe Kryeinfermierja Filkizare Dema. Në takim u diskutua rreth punëve dhe funksionimit të QKMF-së. Nënkryetari Bajra u informua se të gjitha shërbimet mjekësore në QKMF po kryhen, përkundër fluksit të pacientëve që është normale gjatë stinës së dimrit. Nënkryetari rikonfirmoi përkrahjen e komunës dhe bashkëpunimin me QKMF-në në krijimin e kushteve sa më të mira për gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime në këtë institucion shëndetësor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …