Kryekuvendari, Kadri Veseli

Veseli ka përkujtuar protestat studentore të para 19 viteve

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përkujtuar protestat studentore të para 19 viteve.  Ata ishin paralajmëruesit e luftës çlirimtare të UÇK’së. Protestat studentore lajmëruan botën se shqiptarët nuk e durojnë robërinë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Ato protesta kanë qenë një ndër faqet më të ndritura të historisë së Universitetit të Prishtinës, institucion ky që ka shërbyer jo vetëm si një qendër e dijes dhe shkencës por edhe si një ndër bastionet kryesore të atdhedashurisë dhe luftës për liri. Unë jam i bindur se trimëria, idealizmi dhe sakrifica e gjeneratës së pedagogëve dhe studentëve të asaj kohe, do të vlejë si model patriotizmi dhe burim frymëzimi për gjithë gjeneratat e ardhshme të rinisë sonë, ka shkruar ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …