Veseli në Viti: Do t'i mbështesim të gjitha projektet e premtuara nga Besim Halimi

Veseli në Viti: Do t’i mbështesim të gjitha projektet e premtuara nga Besim Halimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli ka mbajt tubimin përmbyllës në Viti ku ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që nëse e duan një Viti të zhvilluar, me perspektivë e me shumë investime, atëherë ta votojnë kandidatin për kryetar të komunës së Vitisë nga PDK-ja, Besim Halimin.

 

“Për një kryetar i cili është i përgjegjshëm, i cili është intelektual  i cili më shumë se sa për shtëpinë e vet, familjen e vet mendon për ju qytetarë të Vitisë e ai është kryetari Besim Halimi. Zotohemi si PDK se do ta fuqizojmë Vitinë se Vitia ka nevojë për ndryshim , se Vitia ka nevojë për investime , zhvillim për hapje për perspektivë, për nxënësin, fermerin, profesorin , punonjësit shëndetësor . Kështu të bashkuar, qytetarë të Vitisë , simpatizantë, kështu të vazhdojmë me 22 tetor do të fitojmë fuqishëm. Dhe u japim fjalën në mënyrën më solemne , PDK-ja forca më e madhe aktualisht në vend do të përkrah fuqishëm Vitinë në gjitha projektet, të cilat kryetari ynë Besimi iu ka premtuar ju jap fjalën se do të jenë 100 përqind të realizuar”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …