leoni

Veteranët në Malishevë dhe komuna i ndërtojnë shtëpinë një veterani të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, dega në Malishevë në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, dhe në kuadër të përkujdesjes për veteranët e luftës dhe rastet sociale, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për veteranin e UÇK-së, Salih Halil Hazrolli nga Banja. Ky veteran, jeton në kushte jo të mira dhe nuk e ka të zgjidhur problemin e banimit. Për këtë qëllim, kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të shoqëruar nga veteranët e luftës së UÇK-së nga Banja, e kanë vizituar këtë familje dhe i kanë parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar. Sipas Kryeziut, shumë shpejt, kjo familje e veteranit do të bëhet më shtëpi banimi, ndërsa ky bashkëpunim me komunën është në kuadër të përpjekjeve të shoqatës, për tu kujdesur për veteranët e luftës, të cilët jetojnë në kushte jo të mira sociale dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …