Dialogu

Vetëvendosja dhe LDK-ja kundërshtojnë platformën qeveritare për dialogun me Serbinë

Vetëvendosja e kundërshton platformën qeveritare për dialogun me Serbinë,  sepse e konsideron dokument komplet joserioz, komplet të papranueshëm në aspektin politik, edhe kushtetues për faktin se tashmë është bërë kohë e gjatë prejse ka nisur procesi i dialogut me Serbinë dhe ne nuk kemi parë që nga ky dialog ka përfituar Kosova, tha deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu. Edhe Ismet Beqiri, sekretari i përgjithshëm i LDK-së duke folur pë  platformën e Qeverisë së Kosovës lidhur me  dialogun tha se këto  janë përsëritje të disa gjërave, sikur  na i kishin caktuar detyrat në Kuvend. Thjesh nuk pashë diçka që ia vlen të thuhet edhe për të përshëndetur, tha Beqiri. Ai tregoi se LDK-ja do të ketë qëndrim për këtë platformë. Ne do të marrim një qëndrim të qartë, si do të sillemi, çfarë do të veprojmë”, tha Beqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …