Visar Ymeri thotë se pavarësisht "vullnetit të popullit" koalicioni që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon formimin e institucioneve

Vetëvendosja ka organizuar tryezë diskutimi me temën: “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri,  në tryezën ku është  diskutuar lidhur me  “Forcën e Sigurisë së Kosovës” dhe rregullimet ligjore ka theksuar se është e domosdoshme që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Ai  ka thënë se edhe para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese, që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura, duke saktësuar se në atë kohë, diskursi nuk ka qenë në nivel institucional.  Kemi njëfarë skepticizmi të mënyrës se si Hashim Thaçi e ka sjellë këtë ligj dhe si e ka sponsorizuar tha Ymeri. Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes,  Rexhep Selimi ka theksuar se pavarësisht vërejtjeve serioze në strukturimin e këtij projektligji, Vetëvendosja mbështet ndryshimet kushtetuese. Kryetari Thaçi ka bërë një gabim të madh duke mos u koordinuar me faktorët ndërkombëtarë dhe opozitën, lidhur me këtë projektligj ka shtuar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …