Vetëvendosje

Vetëvendosja: RTK-ja është shndërruar në propagandues të Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër sulmit me granatë dore në objektin e RTK-së, por ka sqaruar  se menaxhmenti i televizionit publik të hënën mbrëma e konfirmoi se RTK-ja është shndërruar në propagandues të Qeverisë. “Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë kohë që i bënë thirrje RTK-së të mos i shërbejë Thaçit, Veselit dhe Mustafës si altoparlant agjitacioni. Uzurpimi i RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë; është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes, e cila e dënon aktin e shpërthimit të bombës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …