Vetëvendosja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga sulmi terrorist në Mynih

Vetëvendosja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga sulmi terrorist në Mynih

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e saj u  shprehin ngushëllime familjarëve të viktimave të aktit të dhunshëm e kriminal që ndodhi dje në Mynih. Mes atyre që humbën jetën ishin edhe tre me origjinë shqiptare, e kjo e materializon dhimbjen tonë në një mënyrë edhe më tragjike. I bashkohemi shpresës mbarënjerëzore që ky lloj i dhunës që po e shoqëron njerëzimin në dy dekadat e fundit, të ndalet. Pasiguria e frika që janë synim i terrorit, mposhten vetëm përmes një solidariteti të hapur, jo përjashtues, që nuk i diskriminon njerëzit mbi baza origjine e identiteti, e që nuk është indiferent ndaj problemeve të vogla a të mëdha të njeriut, të cilin ideologji të caktuara e kanë lënë të vetmuar. Pra as braktisje me indiferencë në vetmi, as grumbullim identitar përjashtues. Zgjidhjen ne e shohim tek shtrirja e dorës së solidaritetit, dialogimit, bashkëpunimit, dhe pranimit të njerëzimit si një e tërë mozaikale që nuk qëndron nëse ia heq qoftë edhe njërën pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …