Në këtë javë Gjykata Kushtetuese pritet ta merr vendimin final lidhur më dekretin e kryetarit Thaçi për mandatarin

Vetëvendosje e pavendosur nëse do ta përkrahë LAA-në për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë koalicionin LAA për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen e koalicionit PAN në seancë konstituive, si dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar. Zyrtarë të kësaj partie arsyetohen se Kushtetuesja mund t’i komplikojë edhe më shumë gjërat, siç i kishte komplikuar edhe në vitin 2014, shkruan sot gazeta Zeri.  Koalicioni LAA po përgatitet që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit nga koalicioni PAN dhe për mosprezantim të kandidatit për kryeparlamentar nga këta të fundit. Por, këtë iniciativë të tyre ende nuk dihet nëse do ta përkrahë edhe Lëvizja Vetëvendosja, me arsyetimin se Kushtetuesja “do të mund t’i komplikojë edhe më shumë gjërat”. Megjithatë, ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se Gjykata mund ta japë vetëm një mendim teorik për këtë çështje dhe zgjedhja e kryeparlamentarit nuk ndërlidhet me përgjigjen që do ta japë Kushtetuesja. Sipas tyre, koalicioni PAN nëse i ka votat mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht vonesës së përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …