Vezirët kokëprerë të Perandorisë Osmane: Kara Mustafa Pasha ( 1634 – 25 dhjetor 1683) XIV

Kara Mustafa Pasha ishte njëri prej komandantëve më të njohur të Perandorisë osmane. Burimet historike turke dëshmojnë se ai u lind në vitin 1634, në Merzifonlu, në Turqi, por ishte prejardhje shqiptare. Burimet po ashtu saktësojnë semotra e tij, ishte bashkëshorte e Ahmet Pashë Qypërliut, ku edhe kishte shërbyer në rininë e tij.  Prej Damaskut ku kishte shërbyer te dhëndëri,   më vonë ishte dërguar në  Stamboll si jeniçer. Pas një kohe arriti të bëhej Komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, kishte mundur flotën Venedikase.

Merzifonlu, Kara Mustafa Pasha ishte një udhëheqës ushtarak  i Perandorisë Osmane dhe dy herë ishte emëruar në postin e Vezirit të Madh. Ai kishte bërë përpjekjet e fundit të Perandorisë, me qëllim për t’ u  zgjeruar në Evropën Qendrore dhe Lindore. Burimet e kohës në Evropë e përshkruajnë si pasha gjakatar dhe i pa kompromis në synimet dhe pushtimet e tij. Kjo mbase është edhe arsyeja pse ata i kishin vënë nofkën “Kara”, në kuptimin, i keq. i zi. Në vitin 1672 ishte Komandant i këmbësorisë perandorake në luftë kundër Polonisë. Pasi kishte korrur fitore dhe kishte arritur të lidhte paqe me këtë shtet, ai pushtoi edhe një pjesë të Ukrainës. Ndërkohë u kishte shpallur luftë kozakëve rusë dhe i kishte shpartalluar, duke i ndjekur deri përtej Dnjeprit.

Në vitin 1683 kishte ndërmarrë një sulm të fuqishëm në krye të 100.000 luftëtarëve turq për ta pushtuar Vjenën, e cila kishte rreth 150 vjet që rrethohej dhe sulmohej nga turqit, qysh prej kohës së Sulltan Sylejmanit. Në shtator të atij viti, ai kishte përparuar dhe ishte i sigurt se qyteti-kështjellë i Evropës nuk do të mund të qëndronte më tej. Por më 12 shtator 1683  sulmohet prapa shpine nga një ushtri shumë e madhe e polakëve, maxharëve dhe luftëtarëve të tjerë nga vende të ndryshme të shteteve të Evropës dhe detyrohet të tërhiqet. Për shkak se kishte humbur betejën, Stambolli kishte urdhëruar humbjen e kokës.

Më 25 dhjetor të vitit 1683, derisa ishte në Beograd, sipas urdhrit nga Stambolli mbytet  me një shirit të mëndafshtë dhe varroset në Kështjellën e qytetit, e cila ishte nën turqit. Më vonë eshtrat e tij janë tërhequr dhe janë vendosur në Stamboll. Edhe pllaka përkujtimore është bartur nga Beogradi në Edrene.

Literatura:

Josef Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

Sami Frashëri: Personlitete shqiptare në Kamus-al alam.

Vikipedia.org/wiki/Kara_Mustafa_Pasha

https://www.youtube.com/watch?v=jUo8JqkfKaw

www.okultelefonu.com/tarhuncu-ahmet-pasa-imam.

             Në kohën e Kara Mustafa Pashait dalin të jenë të njohur të edhe dy pashallarë të tjerë të njohur , për të cilët ka mjaft shënime se kanë qenë me origjinë shqiptare. Në mesin e tyre ka qenë, Xhixhan Mehmet Pasha me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga kishte lidhje me familjen  sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e Perandorisë, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor. Nuk dihet mirë rrethanat në të cilat kishte vdekur apo ishte ekzekutuar.

               Një pasha tjetër me origjinë shqiptare ishte, Tarhanxhu Mustafa Pasha, Për të thuhet se shte me origjinë nga krahina e Matit. Ishte kryeministër në Stamboll  në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për t’i drejtuar më mirë  më mirë të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit. Thuhet se për shkak të reformave dhe goditjes së iu kishte bërë pashallarëve të korruptuar, kishte rënë viktime e kurdisjeve të tyre. Xhelozitë e pashallarëve kundërshtarë, të cilët i kishte prekur në interesat e tyre materiale bënë që ai të pushohej nga puna e më vonë edhe  të ekzekutohej.

Literatura:

Josef Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

Sami Frashëri: Personlitete shqiptare në Kamus-al alam.

www.okultelefonu.com/tarhuncu-ahmet-pasa-imam.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …