Veziri kokëprerë, Ivazzade Halil Pasha (1724-1777)

Veziri kokëprerë, Ivazzade Halil Pasha (1724-1777)

Ivazzade Halil Pasha ka jetuar në vitet 1724-1777.  Ka lindur në Stamboll, në vitin 1724. Ishte një burrë shteti i njohur i Perandorisë osmane, i cili disa herë shërbeu në postet më të larta shtetërore të luftës dhe qeverisjes diplomatike. Ka qenë i biri i Vezirit të Madh, Haxhi Ivaz Mehmed, pasha me origjinë shqiptare, por nuk dihet vendi ku kishte lindur. Edhe Ivazzade Halil Pasha ishte me origjinë shqiptare nga babai  ashtu sikur rreth 30 të tjerë gjatë kohës së Perandorisë Osmane.  Njihet sidomos për pjesëmarrje  në luftërat kundër Rusisë ku fillimisht edhe  kishte fituar postin  e “Serdar Ekrem”, që do të thotë Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë. Për shkak të pozicionit të rëndësishëm i babait të tij filloi të avancohet në detyra ushtarake.

Në tetor të vitit 1756 ishte në pozitën e “mirahut”, por nga kjo detyrë u shkarkua në tetor 1757. Në postin e Çaush-bashit emërohet në gusht të viti 1760 ku qëndron deri  në shkurt të vitit 1763. Ndodhej në postin e zyrtarit doganor të duhanit, kur në vitin 1764  ishte shkarkuar. Në shkurt të vitit 1769 ai u bë administrator i Veziri i madh. Pastaj Halil Pashai  u emërua Guvernator i vezirit për Rumelinë. Nga atje ai u transferua në Gardën Perandorake.

Gjatë viteve 1768-1774 ka marrë pjesë aktive në luftërat turko-ruse. Më 1769 gjatë kohës së  Vezirit Ali Pasha, në vendin q quajtur Moldovanc Hot, në dhjetor të vitit 1769 humbet një kështjellë me rëndësi dhe ai akuzohet për pazotësi. Në verë të vitit 1770 ka luftuar përgjatë  brigjeve të Evropës perëndimore nga Deti Baltik, ku ishte ankoruar  Flota detare ruse e deri në Detin Egje dhe në Mesdhe, Asokohe, në vitin 1770, gjatë luftimeve Ushtria Osmane ishte dobësuar në frontin rus. Tatarët e Krimesë në korrik 1770 të mbështetur nga ushtria perandorake  kishte urdhëruar trupat e Krimesë në krye me  Khanin Kapllan Giraj të marrin pjesë në betejën e madhe me ushtrinë ruse, por forcat perandorake kishin pësuar një disfatë të madhe. Në postin e Komandantit të Luftës më  1 gusht të vitit 1770, Halil Pasha udhëhoqi ushtrinë osmane në Betejën e Kagulit, ku ushtria osmane pësoi një disfatë të rëndë. Ajo  në atë luftë kishte lënë rreth 20.000 ushtarë të vdekur dhe të plagosur, ndërkohë që kishte humbur 130 topa të rëndë. Rusët kishin marrë edhe kështjellën  Ismail Akkerman.  Për shkak të humbjeve të mëdha në fronin e luftës me Rusinë, në dhjetor 1770 u Haxhi Halil Pasha u shkarkua nga posti i Vezirit të Madh. Ishte syrgjynosur në Plovdiv, (Filibe) për qëndrim  të detyrueshëm, edhe pse nuk ishte ai shkaktari i vetëm i humbjes, por për shkak të detyrës u pezullua dhe u izolua për një kohë.

Më vonë është amnistuar dhe është dërguar në Beograd, ku  ka shërbyer si roje në Detin e  Zi. Për shkak se kishte treguar sukses në luftime, në janar të vitit 1772, sërish emërohet në postin e  serasqerit, komandantit të luftës. Në gradën Vezir i Madh u zgjodh në vitin  1773. Pastaj emërohet  guvernator i Evropës, në Selanik, në shtator të vitit 1775 dhe në gusht të vitit 1777, përfundoi si  guvernator i detyrave të luftës.  Në kohën kur ishte në detyrë të Guvernatorit të luftës, në tetor 1777 u vra në Nallihan ku ndodhet edhe varri i tij. Për fundin tragjik të këtij Veziri me origjinë shqiptare, nuk ka shumë të dhëna.

Burimet:

 

  1. Josepf Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.
  2. Danişmend, İsmail Hâmi, (1961) Osmanlı Devlet Erkâni, İstanbul:Türkiye Yayınevi.
  3. Osmanlılar Ansiklopedisi” onu şöyle değerlendirmektedir
  4. Danışmend, İsmail Hâmi, (1961) Osmanlı Devlet Erkâni, İstanbul:Türkiye Yayınevi.
  5. Yayın Kurulu “Halil Paşa (İvazzade)” (1999), Yaşamları ve Yapıtlarıyla Osmanlılar 6. 6. Ansiklopedisi, İstanbul:Yapı Kredi Kültür Sanat Yayıncılık A.Ş. C.1 s.519 ISBN 975-08-0072-9
  6. Mehmed Süreyya (haz. Nuri Akbayar) (1996), Sicill-i Osmani, İstanbul:Tarih Vakfı Yurt Yayınları.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …