Veziri i Madh, Alemdar Mustafa Pasha (1755 – 1808)

Veziri i Madh, Alemdar Mustafa Pasha (1755 – 1808)

Alemdar Mustafa Pasha u lind në vitit 1755 në Hotin të Ukrainës. Ishte biri i Haxhi Hasanit, një burrë i njohur i kohës.

Sipas burimeve turke dhe angleze të kohës, thuhet se ka qenë me origjinë shqiptare por nuk ka të dhëna për vendin ku kanë lindur të parët e tij. Ka mundësi të ketë qenë nga mesi i shqiptarëve, të cilët asokohe kishin emigruar në Ukrainë dhe në Odesë të Detit të Zi. Fillimisht kishte bërë emër si “ajan” i njohur në Rushçuk të Rusisë së atëhershme, sot në Bullgari. Asokohe mori pjesë në luftime kundër forcave ruse e rumune. Më vonë ishte emëruar guvernator në këtë qytet.

Ka shtypur rebelimin e Pazvandoglut dhe  për meritat e tij në luftime e emërojnë me një gradë të lartë ushtarake (kapıcıbaşılık). Pas një kohe, ai u emërua në postin e Hezargadit. Vdekja e papritur e Tirsinkli Ismail Agait ishte një pikë kthese në jetën e Pashit plot pasion për qeverisje dhe pushtim.  Qeveria qendrore në Stamboll u detyrua t’ ia japë një zonë më të madhe të kontrollit. Në të njëjtën kohë në vitin 1804 filloi lufta osmane-ruse dhe Alemdar Mustafa Pasha i dha një kontribut të madh në atë luftë. Ndërkohë, shpërthen kryengritja e Mustafa Kabakxhiut i cili mori qëndrim  kundër shumë reformave që kishte ndërmarrë Sulltan Selimi i Tretë, i cili ra  nga froni. Alemdar Mustafa Pasha kundërshtoi rebelimin dhe ishte nisur për në Stamboll Pasi ishte përhapur lajmi për vrasjen e Sulltan Selimit të Tretë, Alemdar Mustafa Pasha, shkoi me ngut në Stamboll. Asokohe ishte emëruar  në postin e Vezirit të Madh. Puna e parë që kishte ndërmarrë ishte që ta ndëshkonte  vrasësin e sulltan Selimit të  III-së. Ndër veprimet më të rëndësishme në katër muajt e parë si vezirit të madh, ai idhi aleancë me  Sanadi Nizam-i xhadid, për ta larguar Sekban-i-Xadidin, i cili kishte krijuar një qendër ushtarake.

Bajraktar Mustafa Pasha ka qenë i njohur ndër qarqet më të njohura politike të Perandorisë Osmane të kohës. Ka qenë i njohur për reformat që kishte bërë  dhe në politikën e brendshme të Shtetit si përkrahës i Sulltan Selimit të Tretë, në të njëjtën kohë edhe komandant i shquar i Ushtrisë perandorake. Ishte përgjegjës i ushtrisë turke në viset e Panonisë dhe të Tunës. Ka ndërmarrë veprim ushtarake kundër Rusisë  dhe Austrisë në fillim të shekullit 19-të. Në vitin 1807, me ndihmën e shqiptarëve dhe boshnjakëve kishte modernizuar ushtrinë dhe marinën dhe kishte bërë përpjekje për t’i reformuar njësitë e jeniçerëve. Sulltan Mahmudi,  iu kishte  trembur reformave të tij dhe kishte kërkuar nga ai që rezervohej nga disa reforma, që kishin të bënin me korrektimin dhe ndjekjen e agallarëve të korruptuar të jeniçerëve. ]Në nëntor të vitit 1808, jeniçerët, të cilit kishin  humbur shumë favore dhe fajtorin kryesot për këtë e kishin shpallur Sulltan Mahmudi dhe kryevezirin Mustafa Pasha, ata  sulmuan Portën duke rrethuar Alemdar Mustafa Pashën  dhe trupat e elitës së tij.  Në selinë ku ishte vendosur ai kishte shumë fuqi baroti dhe në një çast ku jeniçerët kishin rrethuar rezidencën, ai kishte urdhëruar ndezjen e barotit duke u larguar paraprakisht nga vendi. Shpërthimi kishte qenë me pasoja të mëdha dhe kishte rrëzuar shumë shtëpi dhe pallate përreth. Po ashtu kishin humbur kokat qindra jeniçerë Më vonë pasi jeniçerët kishin depërtuar në rezidencë, e gjejnë të plagosur rëndë dhe ia  marrin kokën duke vrarë atë edhe shumë ithtarë të tij.  Jeniçerët e zemëruar me humbjen e madhe, sapo e zbuluan trupin e tij e hodhën  në një pus jashtë Yedikulesë. Pas largimit të jeniçerëve ithtarët e tij që kishin shpëtuar nga kryengritja trupin e tij transferuan  në varrezat e Perandorisë.

Alemdar Mustafa Pasha njihet si luftarak dhe politikan i zgjuar, reformator dhe përkrahës i idesë për pezullimin e formacioneve të jeniçerëve, të cilët nuk kontrolloheshin dot nga Perandoria, e cila kishte filluar të rrënohej nga brenda. Në vitin 1826, katër vjet pas marrjes së kokës së Ali Pashait, Lunait të Janinës, Sulltan Mahmudi kishte marrë vendim për pezullimin e formacioneve të jeniçerëve, duke i zëvendësuar ata me formacionet e nizamëve.

Literatura:

  1. Uzunçarşılı, İsmail Hakkı (1942), Meşhur Rumeli Ayanlarından Tirsinikli İsmail, Yılık Oğlu Süleyman Ağalar ve Alemdar Mustafa Paşa, (İkinci Basım) , Ankara:Türk Tarih Kurumu Yayınları ISBN 9789751622600
  2. Ortaylı, İlber (1983), İmparatorluğun En Uzun Yüzyılı, (Yeni basim:2006), Istanbul: Alkim Yayinevi ISBN 9759920085
  3. Özkan, Abdullah (2005), Osmanlı Tarihi 1299-1922, İstanbul:Boyut Yayınları ISBN 975230049-9
  4. Sakaoğlu, Necdet (1999) Bu Mülkün Sultanları, İstanbul:Oğlak ISBN 975-329-299-6
  5. Tektaş, Nazim (2002), Sadrâzamlar Osmanlı’da İkinci Adam Saltanatı, İstanbul:Çatı Yayınevi (Google books: [1]
  6. Müslüman Türk devletleri,
  7. www.enciklopedija.hr/natuknica.aspx?id=5318

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …