Brickos

Viktimat e minave në Kosovë të vëna nga ushtria e Serbisë kërkojnë llogari nga Beogradi zyrtar

Viktimat e minave në Kosovë të vëna nga ushtria e Serbisë kërkojnë llogari nga Beogradi zyrtar

Shoqata e Civilëve të Lënduar nga Minat në Kosovë të vendosura nga ushtria e Jugosllavisë gjatë luftës çlirimtare në vitet 1998-1999, kanë kërkuar nga Beogradi zyrtar që t’i kompensoj të gjithë të lënduarit nga këto mina. Kryetari i Shoqatës së Civilëve të Lënduar nga Minat në Kosovë, Avni Lubovci i ka dërguar një letër kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuqiq në të cilën në mes tjerash thuhet se minimi i tokave të Kosovës nga ushtria e Serbisë ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e qindra qytetarëve civil të Kosovës. Shoqata e Civilëve të Lënduar nga Minat në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që këtë çështje ra ngritin edhe në Bruksel në bisedimet me Serbinë. Si pasoj e minave, deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 117 qytetar ndërsa numri i të plagosurve është 450.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …