Visar Ymeri thotë se pavarësisht "vullnetit të popullit" koalicioni që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon formimin e institucioneve

Visar Ymeri: Qeverisja e Vetëvendosjes e ka dhe do të zbatojë Planin zhvillimor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për deputet, Salih Salihu, mbajtën sot konferencë për media, në të cilën prezantuan disa nga prioritetet e Republikës të lidhura me shtetin zhvillimor, bujqësinë e prodhimin vendor. Ymeri tha se qeverisja e Vetëvendosjes ka dhe do të zbatojë Planin zhvillimor, të mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, Agjencisë Zhvillimore të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …