Vllahiu: I papranueshëm injorimi i deritashëm i veteranëve do të trajtohen me dinjitet duke qenë të përfaqësuar në komunë, me zyrë të veçantë

Vllahiu: I papranueshëm injorimi i deritashëm i veteranëve do të trajtohen me dinjitet duke qenë të përfaqësuar në komunë, me zyrë të veçantë

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës, Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve. Vllahiu pas vizitës në këtë Organizatë dhe Shoqata, tha se kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie.

“Në takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, degët në Prishtinë, për t’u njohur me punën, angazhimin, problemet e hallet e tyre. Kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie, sepse meritat e tyre për lirinë, pavarësinë dhe një Kosovë e Prishtinë ndryshe janë të mëdha. I papranueshëm injorimi i tyre i deritashëm. Do të trajtohen me dinjitet duke qenë të përfaqësuar në komunë, me Zyrën e veçantë për kategoritë e dala nga lufta. Do të lirohen nga taksat në pronë, do të zgjidhet menjëherë çështja banesore dhe jo duke i trajtuar si raste sociale, por si pjesë e integruar dhe e barabartë në shoqëri. Mundësi më të mëdha punësimi, përmes trajtimit ligjor të barabartë. Lirim nga pagesat në transportin publik për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. Arsim, përkujdesje shëndetësore. #Për Prishtinën e të gjithëve me respekt”. ka shkruar Vllahiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …