VV: Të jesh punëtor në sektorin privat në Kosovë, nënkupton të punosh si punëtor krahu

VV: Të jesh punëtor në sektorin privat në Kosovë, nënkupton të punosh si punëtor krahu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion në Sheshin ‘Skënderbeu’ në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat. Deputeti Driton Çaushi, foli për kushtet e punëtorëve në sektorin privat, problemet që i preokupojnë, me theks të veçantë vdekjet në vendet e punës. “Vdekjet në vendin e punës janë alarmante dhe mbesin të tilla për vite me radhë pa asnjë masë serioze nga institucionet në lidhje me këtë çështje. Vetëm në vitin 2017 kemi 6 jetë të humbura, më pak se 4 muaj janë 6 punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës. Të jesh punëtor në sektorin privat nënkupton të punosh si punëtor krahu dhe të lësh gjymtyrët në vendin e punës” u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …