Walkeri dhe drejtuesit e opozitës tregojnë se çka u bisedua në takimin e tyre të përbashkët

Ambasadori historik për Kosovën, William Walker, ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për ti bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit. Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje!, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën. Ish- ambasadori, William Walker, ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit. “Ishtë një takim shumë miqësorë. Biseduma për shumë cështje, duke përfshirë edhe kolacionet e mundëshme. Besoj tani për tani këta janë njërzit që i duhën Kosovës”, ka thënë Walker Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion, e ka konfirmuar edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli. Pacolli, deklaroi se nuk është arritur asgjë nga ky takim, pasi që siç tha ai ishte tepër vonë dhe shumica e partive e kishin dakorduar listën e tyre për deputet. Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …