Xhavit Bahtjar Bajraktari (23.9.1963 - 2.5.1999)

Xhavit Bahtjar Bajraktari (23.9.1963 – 2.5.1999)

Xhavit Bajraktari lindi më 23 shtator të vitit 1963, në fshatin Samadraxhë të Therandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin, drejtimin biologji-kimi, e mbaroi në Therandë.

Në pranverë të vitit l98l, kur Kosovën e përshkuan demonstratat e rinisë dhe të studentëve, Xhaviti ishte maturant. Asokohe, së bashku me llaz Kadollin, Haxhi Haxhën, Fetah Gegën dhe shumë nxënës të tjerë militantë, merr pjesë në ballin e demonstruesve, me kërkesën: Republikë, kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!

Pas shpartallimit të dhunshëm të demonstratave nga policia dhe ushtria jugosllave, Xhaviti nuk e ndalon aktivitetin patriotik. Ai shkruan grafitë me përmbajtje çlirimtare në shkollën e fshatit dhe në vende të tjera publike. Arrestohet dhe dënohet për kundërvajtje, por për shkak se ende nuk kishte mbushur tetëmbëdhjetë vjet, lirohet nga ndjekja penale.

Asokohe regjistrohet në Fakultetin Teknik të Prishtinës, por për shkak të rrethanave ekzistenciale, nuk arrin t’i mbarojë studimet.

Gjatë viteve tetëdhjetë, Xhaviti zhvillon aktivitet ilegal patriotik.

Në mars të vitit 1989, kur jugosllavia kishte hequr edhe zyrtarisht autonominë e Kosovës, Xhaviti sërish merr pjesë në mesin e demonstruesve.

Në përpjekje për t’i ndihmuar familjes, ai shkon në Zvicër. Atje kontakton mëshumë bashkëmendimtarë. Preokupim itij kryesor ishte përgatitja e shqiptarëve liridashës, për t’u çliruar nga robëria sllave.

Xhaviti shquhej në mesin e shokëve edhe për aktivitete kuiturore. Ai këndonte bukur, i binte kitarës dhe recitonte.

Krismat e lirës në Drenicë, Xhavitin e gjejnë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Anadrin. Së bashku me Fetah Gegën, llaz Kadollin, Mehmet Balën e luftëtarë të
tjerë formon pikën ushtarake “Çeliku 50″ në fshatin Dobërdalan të Therandës. Shokët e quanin me emrin e luftës “Doloni”, sipas kryepersonazhit të një serie filmike angleze, për shkak të ngjashmërisë së fizikut të tij me aktorin e filmit.

Xhaviti ishte shtathedhur, biond, i gjatë dhe i zhvilluar fizikisht.

Ai përballonte me sukses hapërimin luftarak nga një zonë e luftimeve në zonën tjetër.

Në verën e vitit l998, Xhavit Bajraktari angazhohet në sektorin e Logjistikës. Për nevoja të luftës dhe për armatim, ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, kalon kufirin nëpër Pashtrik dhe sjell armatim, jo vetëm në zonat e Anadrinit, por edhe në Dukagjin.

ishte i dalluar në mesin e komandosëve të njësitit special diversant Syri i Shqiponjës, të cilin e udhëhiqte komandant Nezir Krenzi së bashku me bashkëluftëtarët: Fetah Gega, llaz Kadolli, Zaim Muça, Sabit Gashi, Bardhyli, Vahid jashari e shumë të tjerë.

Në fillim të shkurtitftë vitit i999, Xhavit Bajraktari, llaz Kadolli dhe Besim Baraliu, vizitojnë Radion-Kosova e Lirë dhe agjencinë e lajmeve Kosovapress, në fshatin Berishë. Të tre marrin përsipër të raportojnë për këto dy mjete të informimit nga vendluftimet, për zonën e Pashtrikut, në Anadrin.

Në prill të vitit l999, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Bajraktari emërohet zëvendësshef i zbulimit dhe kundër-zbulimit për Zonën Operative të Pashtrikut.

Në fund të prillit të po atij viti,ai me shumë bashkëluftëtarë ndodhej në Budakovë, ndërkohë që armiku kishte ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë në të gjitha zonat e luftimeve.

Mijëra forca ushtarake e policore armike, të mbështetura nga artileria e rëndë dhe nga aviacioni, sulmojnë pozicionet e UÇK-së në Anadrini Luftëtarët e lirisë bëjnë taktizime për ta hutuar forcën armike, meqë nuk kishin armatim të mjaftueshëm për të përballuar miZerinë e këmbësorisë.

Duke qenë se ishte bërë i pamundshëm qëndrimi i popullatës civile në ato zona të luftimeve, Xhavit Bajraktari, llaz Kaddlli, Fetah Gega dhe luftëtarë të tjerë, më 2 maj të vit’rt i999, fillojnë përpjekjet për të kaluar nga Bukoshi në Studençan, nëpër uitësirën e fshatit Shirokë, ku kishin kaluar sa e sa herë më parë.

Atë natë të errët, në krye të kolonës ndodheshin Fetah Gega, Xhavit Bajraktari, lsuf Krasniqi, llaz Kadolli, Habib Elshani, Vahid jashari, Murat Kodra dhe Shaqir Kryeziu, të pasuar nga gra dhe fëmijë.

Në orën 22, në momentin kur iu kishin afruar Mullirit, afër rrugës së asfaltuar në relacionin Shirokë-Prizrenprita serbe, nga shtëpitë në anën e djathtë të Mullirit, kishte sulmuar pararojën në një rreze të gjerë veprimi.

Komandosët e Syrit të Shqiponjës luftojnë trimërisht, derisa kolona me fëmijë dhe gra prapakthehet në drejtim nga ishte nisur.

N ë altarin e lirisë, në beharin e sapoçelur të livadheve, bien Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega, ndërsa plagosen Vahid jashari dhe Murat Kodra.

Atë natë fatale, kishin rënë në pritë trimat më të njohur të pritave, kishin rënë në agun e fitoreve kundër barbarisë serbe.

Forcat serbe, të nesërmen, më 3 maj l999, i marrin kufomat e Xhavit Bajraktarit e të Fetah Gegës dhe i varrosin në Varrezat e Therandës.

Pas luftës, bashkëluftëtarët e tyre, i rivarrosin në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Therandë, ndërsa në shenjë nderimi e mosharrimi, përballë vendit të rënies, në Shirokë, iu kanë ngritur-një pllakë përkujtimore.

Xhaviti ka lënë pas bashkëshorten, djemtë Lumbardhin dhe Endritin dhe vajzën Edona.

Pas rënies, Xhavit Bajraktari dekorohet-me Mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, nga brigada 124 “Gani PaçariZi”, Zona e Dytë Mbrojtëse e TMK-së dhe’nga Drejtoria e Radios-‘Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Elez Ramë Geci (11.2.1951 - 28.3.1999)

Elez Ramë Geci (11.2.1951 – 28.3.1999)

Elez Ramë Geci lindi më 11 shkurt të vitit 1951. Babai i tij, Rama i …