Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Xhavit Haliti e Valon Xhaferi për shpenzime jashtë shtetit për tre muaj kanë shpenzuar 15.000 euro

Nga 18 mijë euro sa kanë shpenzuar të gjithë deputetët për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare, për tre muaj, 15 mijë euro i kanë shpenzuar vetëm këta të dy.

Gazeta “Fjala” bëri të ditur se deputeti, Xhavit Haliti ia kalon për shpenzime në udhëtime zyrtare e akomodim në hotele luksoze vetëm Valon Xhaferi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Për katër ditë qëndrimi në Angli, vitin e kaluar Xhaferi ka shpenzuar për akomodim gjatë muajit qershor hiq më pakë se 8,727.89 euro.

Megjithatë, deputeti Haliti ka thyer një rekord në shpenzime, për një ditë ai ka paguar dy fatura akomodimi gjatë një udhëtimi zyrtarë me kartelë krediti. Njëra 2,148 euro e tjetra 1,094 euro.

Nga 18 mijë euro sa kanë shpenzuar të gjithë deputetët për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare, për tre muaj, 15 mijë euro i kanë shpenzuar vetëm Xhavit Haliti dhe Valon Xhaferi.

Zyra e Kuvendit të Kosovës ka reaguar lidhur me artikullin ‘“Bossët” e Kuvendit të Kosovës’, publikuar sot në portalin www.gazetafjala.com

 Për hir të sqarimit të opinionit publik dhe në funksion të shmangies së keqkuptimeve, administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep të dhëna sqaruese (nga raporti publik në uebfaqe të Kuvendit), lidhur me shpenzimet që deputetë dhe zyrtarë nga stafi kanë realizuar gjatë vizitave të ndryshme jashtë vendit.

Ja sa para kanë shpenzuar për disa vizita në botën e jashtme tre deputetë të Kuvendit të Kosovës:

Aida Dërguti

Gjithsej shpenzimet nga Kredit kartela për muajin qershor

1,494.50

 Xhavit Haliti

gjatë udhëtimit zyrtar në Francë, 17-23 prill 2016

            1,094.58

Shpenzime tjera (të mbuluara nga paga e nënkryetarit)

                  96.90

Gjithsej shpenzime nga Kredit Kartela për muajin prill 2016

            1,191.48

 Akomodim gjatë udhëtimit zyrtar në Tiranë, 27-29 maj 2016

               559.76

Akomodim gjatë udhëtimit zyrtar në Tiranë, 27-29 maj 2016 – për Slobodan Petrovic

               553.94

Gjithsej shpenzimet nga kredit kartela për muajin maj 2016

            1,113.70

Akomodim gjatë udhetimit zyrtar në Bruksel, prej 29 maj -01 qershor 2016

               507.00

Shpenzimet tjera gjatë udhëtimit zyrtar, Bruksel 29 maj -01 qershor 2016, drekë zyrtare

               319.00

Akomodim gjatë udhëtimit zyrtar në Francë, 19-24 qershor 2016

            1,641.00

Gjithsej shpenzimet nga kredit kartela per muajin qershor 2016

            2,467.00

Akomodim gjatë udhëtimit zyrtar në Bruksel, prej 20-23 mars  2016

               480.00

Shpenzime tjera (të mbuluara nga paga e nënkryetarit)

               161.50

Gjithsej shpenzimet nga  kredit kartela për muajin mars 2016

               641.50

Rreth 10.000 euro

Valon Xhaferi

Akomodim gjatë udhëtimit zyrtar në SHBA, 24-31 korrik 2016 (Kadri Veseli, Uran Ismajli, Avni Bytyqi, Bashkim Rrahmani dhe Shpresim Shala)

            2,212.82

Shpenzimet tjera gjatë udhëtimit zyrtar në SHBA, 24-31 korrik 2016

               499.65

Gjithsej shpenzimet nga kredit kartela për muajin korrik 2016

            2,712.47

Akomodim gjatë udhëtimit zyrtar në Angli, nga Kredi Kartela, më 05- 12 qershor 2016, me vendim nr.05-V-327, (Kadri Veseli, Bashkim Rrahmani, Shpresim Shala, Gezim Kasapolli, Lek Musa, Dhurata Hoxha, Drita Nimani dhe Rilind Berisha)

            8,727.89

Shpenzimet tjera gjatë udhëtimit zyrtar Austri –  Londer – Bullgari, prej 05-12 qershor 2016

            3,526.91

Shpenzimet tjera gjatë udhëtimit zyrtar në Londer (Drita Nimani dhe Rilind Berisha ), data e udhëtimit 26-29. 06. 2016

            2,354.87

Gjithsej shpenzimet nga kredit kartela e muajit qershor 2016

         14,609.67

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …