leoni

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti ka pranuar se Kosova nuk e kontrollon pjesën veriore të Mitrovicës, as komunat në veri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se serbët të cilët janë pjesë e Policisë së Kosovës dhe veprojnë në veri të Mitrovicës, marrin paga edhe nga shteti i Serbisë. Këto fakte, nënkryetari i kuvendit, i ka prezantuar  gjatë takimit me delegacionin e Lëvizjes Evropiane Daneze, të cilët e vizituan Kuvendin e Kosovës. Ata e kanë pyetur, zotëri Halitin në lidhje me shtrirjen e sovranitetit dhe ndikimin e institucioneve të Kosovës në veri të vendit, zhvillimin e dialogut me Serbinë, avancimin dhe progresin që ka arritur ky dialog në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  Haliti ka pranuar se  Kosova nuk e kontrollon pjesën veriore të Mitrovicës dhe veriun  në përgjithësi, edhe pse bashkësia ndërkombëtare i ka njohur kufijtë e Kosovës të  vitit 1974. Ne e dimë se shteti serb paguan paga të dyfishta edhe për policinë e cila punon në uniformat e Kosovës në veri, po ashtu kemi informacione se ata kanë edhe uniformat shtesë të Serbisë që i mbajnë nëpër shtëpitë e tyre për ndoshta një rast të veçantë kur mund të ju nevojiten atyre që t’i veshin, ka thënë mes tjerash, Xavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …