Xhavit Haliti

Xhavit Haliti po qëndron në Bruksel, për të parë nga afër ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, për të parë nga afër ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Gjatë vizitës në Bruksel, nënkryetari Haliti është takuar së pari me kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për marrëveshjen e MSA-së me Kosovën, z. Tonino Picula. Gjatë diskutimit për liberalizimin e vizave, Haliti dhe Picula kanë vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe se ka mbetur vetëm edhe çështja e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “Temë e veçantë e takimit ishte edhe koordinimi i punëve të Komisionit të përbashkët të MSA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …