vipa
muqa 900
driloni com
vala – old
Fillimi / Dëshmorët / Xhemajl Halil Agushi (17.10.1981-18.9.1998)
Xhemajl Halil Agushi (17.10.1981-18.9.1998)

Xhemajl Halil Agushi (17.10.1981-18.9.1998)

Dëshmori i kombit Xhemajl Agushi, u lind më 17 tetor të vitit 1981 në fshatin Drencoc të Klinës, sot Thanishtë. Familja Agushi, në Rrafshin e Dukagjinit ishte përherë në zë, shumë e njohur për atdhedashuri, bujari dhe trimëri. E këtillë mbeti në të gjitha periudhat e rezistencës kombëtare për çlirim dhe bashkim të trojeve etnike, veçanërisht në lëvizjet pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Prindërit e dëshmrit, Halili dhe Shehide Agushi, kishin pesë fëëmijë, tre djem e dy vajza. Xhemajli ishte fëmia i tretë. Shkollën fillore e kreu në venddlindje ndërsa të mesmen, dy klasët e para në Klinë. Shkollimin e ndërpreu për t’u radhitur në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kështu në ditët e para të pranverës së vitit 1998, Xhemajli radhitet në Shtabin Operativ Lokal të fshatit Thanishtë, të cilin e drejtonin Alush Agushi-komandant Mala dhe Rasim Agushi-Cima. Pasi fshati Thanishtë kishte shumë serbë, stërvitjet ushtarake bëheshin në vende të fshehta dhe shumë të sigurta, megjithatë luftëtarët e fshatit Thanishtë i kryenin ushtrimet e para në përdorimin e armëve me të cilat dispononte njësiti i komandantit Alush Agushi, i njohur si “Malës”. Ky njësit kryente veprime të ndryshme në fushat e vëzhgimit, përcjelljes, mbikëqyrjes krahas këtyre operacioneve, ndërmerrte edhe aksione në aksin rrugor Klinë-Pejë edhe Klinë-Malishevë-Rahovec.
Më 28 qershor të vitit 1998, kur forcat policore dhe ushtarake, së bashku me banorët serbë të këtij fshati sulmuan Drenocin, Xhemajli shkëlqeu me heroizëm, vendosmëri dhe trimëri. Ishte në pikën kryesore të vijës së zjarrit, së bashku me Rasim Agushin dhe bashkëluftëtarët e tjerë nga Agushët dhe të tjerët. Krahas luftimeve, Xhemajli veproi edhe në logjistikë, bënte furnizimin e pikave me karburante dhe municion. Në mbrëmjen e 30 qershorit 1998, pas një ofensive të ashpër, banorët e fshatit Drenoc u tërhoqen në fshatin Shqiponjë të Dushkajës, por Xhemajli qëndroi me njësitin dhe vazhdoi aktivitetin operativ afër fshatit Buçan ku vendoset njësiti i Komandant “Malës”. Këtu qëndroi deri në ofensivën e shtatorit dhe me përkushtimin e luftëtarit të denjë kreu të gjitha detyrat, por pas kësaj ofensive, kur njësitit iu zbeh sektori i logjistikës, Xhemajli edhe pse i ri në moshë, u detyrua të shtegtojë kah Shqipëria dhe të sjellë zjarr lirie për vete dhe për shokët. Gjatë udhëtimit, duke kaluar afër fshatit Devë, bie në pritë dhe përjetësohet më 18 shtator të vitit 1998. Trupi i tij, sot pushon në “Kopshtin e Dëshmorëve” që gjendet në bregun “Kodra e Kuqe” të fshatit Grabanicë. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Xhelal Bajram Hajda - Toni (19.07.1967 - 6.11.1998)

Xhelal Bajram Hajda – Toni (19.07.1967 – 6.11.1998)

Xhelal Bajram Hajda, i njohur si ’’Kolonel Toni’’ si ’’Komandant Toni’’ e si ’’Toni’’ është ...