Isa Xhemajlaj

Xhemajlaj: Asnjë shtet në Ballkan nuk e ka Qendrën për Monitorimin dhe Menaxhimin e kufirit

Në një intervistë për Tv Diellin.  zëvëndës-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, njëherit koordinator për Menagjimin e Integrimit Kufitar ka theksuar se Siguria e Kosovës fillon në kufi, në të gjitha aspektet. Qendra për monitorimin dhe menaxhimin e kufirit që ne e kemi këtu është donacion amerikan. Asnjë shtet në Ballkan nuk e ka një Qendër të tillë. Pikat e nxehta kufitare monitorohën nga këtu. Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë kërkuar që të vijnë këtu dhe të marrin këtë model të Qendrës, pra rajoni është larg kësaj çështjeje. Nga këtu ne monitorojmë tërë Ballkanin. Ne si MPB, do të ndihmojmë rajonin për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”. Pra jemi të parët në këtë drejtim, ka thënë ndër të tjera në intervistë për Tv Dielli, zëvëndës-ministri i MPB-së, zotëri Isa Xhemajlaj.

Isa Xhemajlaj

Zyrtari i lartë i partisë Nisma socialdemokrate për Kosovën lidhur me pyetjen se a do ta përballojë situatën politike koalicioni qeveritar, në kohën kur Lista Serbe në njëfarë mënyre e ka ngrirë pozicionin e saj dhe pret favore për t’u kthyer në Qeveri, zotri Isa Xhemajlaj është shprehur se: qeveritë paraprake dhe disa parti me të vërtetë kanë bërë kompromise me Listën serbe për qëllime përfitimi. Dihet se ajo i ka ulëset e rezervuara, i mbetet asaj se a dëshiron të jetë apo jo në qeveri, por një gjë duhet ta ketë të qartë se kompromise më nuk do të ketë. Për sa kohë ne Nisma Socialdemokrate të jemi pjesë e qeverisë, Lista nuk do të ketë më atë mundësi. Ne si parti duam produktivitet nuk do të ketë përkëdhelje më. Serbet shumë herë janë kontravers në deklaratat e tyre. Më një fjalë, ka ikur koha kur serbëve iu jepen favore për kompromise të ndryshme. Në të kaluarën fatkeqësisht kanë ndodhur kompromise të tilla, ka thoënë mes tjeash, zëvëndës-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, për TV-Diellin.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …